Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim, Video

“Spidermani” francez synon të ngjitet në Burj Khalifa

Submitted by Sermnova on Tuesday, 19 January 2010No Comment
Adobe Flash Plugin is required to see this video. Click here to download the latest version of Adobe Flash Player Plugin.

SpidermanFrancezi Alain Robert, i cili njihet për shkathtësi të jashtëzakonshme alpike, pasi deri më tash ka arritur të pushtojë ndërtesat më të larta në botë, respektivisht të ngjitet në maje të tyre me pajisje të thjeshta, ka vendosur të ngjitet edhe në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

Siç bën të ditur gazeta Telegraph, Robert planifikon që gjatë këtij viti të pushtojë ndërtesën e lartë 828 metra, e cila është ndërtuar nga betoni, qelqi dhe çeliku.

“Më duhet ta bëj këtë gjë”, ka thënë ai. “Njoh disa njerëz në Dubai, të cilët janë të interesuar të më shohin se si ngjitem në këtë rrokaqiell”, ka shtuar Robert.

48-vjeçari Robert deri më tash ka pushtuar ndërtesat më të larta në botë si, Empire State Building, Sears dhe Taipei 1010, ndërsa mendohet se në Dubai do të mund t’i pengojë nxehtësia e madhe që zotëron në këtë qytet.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>