Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

“Zbulohet” misteri i Trekëndëshit të Bermudes

Submitted by Sermnova on Wednesday, 16 September 2009No Comment

bermuda_triangleMisteret e zhdukjes se avioneve dhe anijeve ne Trekendeshin e Bermudeve marrin fund ne nje emision te televizionit britanik BBC.

Keshtu sipas BBC-se zhdukja e dy anijeve ne vitet 1940 dhe 1941 si dhe e dy avioneve transporti ushtarak anglez disa vite me vone nuk ka asnje grimce misteri.

Anija e zhdukur pa lene gjurme me 1940 eshte mbytur pasi kishte udhetuar per nje kohe te gjate ne ujerat e Oqeanit Atlantik dhe eshte bere pre e nje stuhie ku si pasoje eshte detyruar te perdore maksimumin e fuqise motorike cka ka sjelle edhe konsumim me te madh te karburantit i cili nuk u ka mjaftuar 30 marinareve qe ndodheshin ne bord per te zbarkuar ne breg.

Ndersa misteri i dyte, ai i anijes se vitit 1941 eshte i gjithi nje defekt teknik. Ne bord te anijes kane shperthyer flaket ne sektorin e djegies se karburantit qe ka sjelle edhe mbytjen e menjehershme te saj.

Ndersa ne rastin e nje avioni ushtarak britanik Avro Tudor IV, i cili u zhduk me 30 janar te vitit 1948 ne “Trekendeshin e Dreqit”, shpjegimi qendron serish ne perfundimin e sasise se karburantit qe kishte mjeti fluturues.

“Duke qene se avioni ka udhetuar pergjate gjithe rruges se tij ne nje lartesi nen 2 mije metra, forca gravitacionale qe i duhej te mposhtete avioni ishte me e larte se ajo ne fluturime mbi 8 mije metra c’ka ka sjelle edhe djegie me te shpejte te karburantit te karburantit te avionit qe eshte rrezuar me pas ne uje”, ky eshte shpjegimi i dhene nga BBC per zhdukjen e avionit ne 1948.

Programi “godet” rende te gjitha dokumentaret dhe filmat e realizuar deri me tani ne lidhje me zhdukjen e disa anijeve dhe avioneve dhe sipas tyre jep me shume fakte racionale dhe te arsyetuara per te gjithe njerezit dhe kureshtaret.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>