Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Acura ZDX

Submitted by Sermnova on Monday, 20 April 2009No Comment

Pak më parë folëm për makinën Jeep Grand Cherokee, një makinë kjo për të gjitha terrenet, e fuqishme për t’u ngjitur madje edhe në maje Gjeravicës, për ata që dëshirojnë. Por, modeli i ri i Acura, ZDX, është një koncept që mund t’ua ndërroj mendjen adhuruesve të makinave.

Dizajni dhe filozofia e tanishme e Acura’s paraqet një makinë të mprehtë më katër qoshe në ngjyrë metali që të tregojnë se kemi të bëjmë me një makinë të shpejt si vetëtima. Me një fjalë ajo është një makinë sportive me katër dyer, e gatshme për t’i hyrë çdo aventure me vozitësit që kanë dëshirë të vozisin shpejt.

Përformancat e saj paraqesin një motor me gjashtë shpejtësi dhe lirim të gazrave që nuk e ndotin ambientin.

Acura ka një sistem shumë të mirë për vozitje, ndoshta më të mirin në industrinë e automobilizmit, ku karriga e shoferit është shumë e mirë, sidomos kur ulemi. Madje, gazetari i New York Times ka pasur një përvojë të mirë në vozitjen e kësaj makine.

Acura ZDX e tëra i takon teknologjisë se fundit automobilistike.

Ajo ka sistem të navigimit dhe i përshtatet shumë trafikut dhe kushteve atmosferike. Zërimi i saj është Premium, standard me sistemin tonë të informimit.

Koncepti i ri i Acura ZDX është ardhur pas atij Acura MDX me të cilin kjo kompani pati një sukses të madh ndërkombëtarë

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>