Anastacia: Nuk më pëlqen muzika
Këngëtarja Anastacia është shprehur se nuk dëshiron të dëgjojë muzikë kur nuk është duke punuar, pasi që muzika e irriton atë.
Këngëtarja e hitit “I’m Outta Love” ka thënë se ajo kurrë nuk blen albume, ndërsa albumi i vetëm të cilin e ka blerë ka qenë një kasetë e Janet Jackson.
“Kjo ndoshta tingëllon e pabesueshme, mirëpo mua nuk më pëlqen muzika. Më pëlqen të shkruaj dhe të këndoj, mirëpo nuk dëshiroj të dëgjoj muzikë dhe e preferoj më shumë qetësinë”, ka thënë këngëtarja.



kengetarja ka dasht t thote se sem ka mue afer prandaj nuk ndegjon muzik
Shtoni komentin tuaj!