Anjeza: Jo çdo lidhje duhet të përfundojë si në përralla
Njëra nga protagonistet kryesore të edicionit të dytë të “Big Brother Albania”, Anjeza, përkujton ditët në shtëpinë e famshme si pjesë e të kaluarës së saj, por ka njoftuar se ajo ka një jetë tjetër tashmë.
Me një punë tjetër dhe mbi të gjitha me një dashuri të re, që ajo e konsideron si gjysmën plotësuese të vetes së vet, Anjeza Haxhija tani nuk është më të njëjtat mendime, por i përkufizon ato ditë si pjesë të jetës dhe, pa diskutim, shumë të bukura.
Pos tjerash, Anjeza vazhdon studimet për drejtësi në një Universitet privat.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Anjeza pati një lidhje me Arjonin, por ajo mendon se dashuria e saj ishte e mbyllur në ato mure, ndërsa jashtë shtëpisë midis tyre nuk mund të kishte asgjë.
“Si çdo lidhje ka fillim, vazhdim dhe mbarimin e saj. Jo çdo njohje dhe marrëdhënie është e destinuar të përfundojë si përralla e Hirushes apo e Borbardhës. Realiteti tregon se dy njerëz kanë lirinë dhe të drejtën të njihen dhe të gjejnë për çfarë janë më të përshtatshëm, dhe siç historia tregon, unë dhe Arjoni jemi më të përshtatshëm si dy miq të mirë. Mesa duket Arjoni nuk ishte princi im i kaltër”, ka thënë Anjeza në një intervistë për Shekulli.



Shtoni komentin tuaj!