Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Aplikacion nga Nokia për të verbrit

Submitted by Sermnova on Wednesday, 23 September 2009No Comment
Adobe Flash Plugin is required to see this video. Click here to download the latest version of Adobe Flash Player Plugin.

NokiaBrailleReaderProdhuesi i njohur botëror i telefonave celularë Nokia, në bashkëpunim me universitetin e Tampere dhe Shoqatën finlandeze të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, ka paraqitur versionin eksperimental të aplikacionit për celularë të cilin mund ta përdorin të verbrit.

Aplikacioni Nokia Braille Reader punon në prapavijë të sistemit operativ Symbian, derisa aktivizohet me pranimin e porosisë SMS.

Kur shfrytëzuesit i arrin porosia SMS, me shtypje në këndin e epërm të djathtë të ekranit aktivizohet lexuesi i cili nëpërmes dridhjeve “lexon” porosinë, shkronjë për shkronjë.

Në çdo moment shfrytëzuesi me anë të largimit të gishtit nga ekrani mund të ndërpresë leximin.

Në kompaninë Nokia theksojnë se softueri ende është në testim e sipër, kështu që kërkojnë mendimin e shfrytëzuesve për funksionalitetin e tij dhe përditësimet e mundshme.

Aplikacioni u dedikohet të gjitha pajisjeve të Nokias të cilat punojnë me versionin e pestë të sistemit operativ Symbian S60.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>