App Store sërish thyen rekord
Koha kur Apple po raporton për rekordet e reja të dyqanit App Store po bëhet më e shkurtër, i cili aktualisht ka festuar tre miliardë shkarkime.
Apple raporton për rekorde të reja për dyqanin e vet online të shitjes së aplikacioneve – App Store. Dyqani aktualisht ka shënuar shkarkimin e tre miliardë aplikacioneve gjatë 18 muajve të ekzistimit të tij.
Veç kësaj, numri i shkarkimeve pothuajse po rritet eksponencialisht me kohë, dy miliardë janë shënuar në muajin shtator të vitit që sapo kemi lënë pas, derisa për miliardin e ri janë nevojitur vetëm tre muaj kohë.
Rritjes së madhe po i ndihmon edhe prania çdo ditë e më e madhe e pajisjeve iPod Touch e iPhone në mbarë botën.



Shtoni komentin tuaj!