Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Arritën 5.000 vaksinat e para kundër gripit të ri

Submitted by Sermnova on Sunday, 22 November 2009No Comment

VaksinaNë Maqedoni sot arritën 5.000 vaksinat e para kundër gripit të ri të llojit A/H1N1 nga prodhuesi “Novartis”. Vaksinat janë donacion nga Turqia.

Prej nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermiereve të Klinikës infektive, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kontakteve me personat e infektuar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të vaksinohet edhe personeli tjetër mjekësor në shtet.

“Qëllimi i kësaj mase është të bëhet gjithçka që është në mundësitë tona për t’i mbrojtur mjekët dhe infermieret të cilët më pas duhet t’i shërojnë qytetarët. Presim që shumë shpejt të arrijë një kontigjent më i madh i vaksinave, me çka do të vazhdojmë me vaksinimin e grupeve të tjera të prekshme të cilët rekomandohen nga Organizata botërore e Shëndetësisë dhe Komisioni për gripin pandemik”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

Sipas informatave më të reja nga OBSH-ja, vaksina është e sigurtë po aq sa është e sigurtë edhe vaksina kundër gripit sezonal. Duhet ta marrin ata të cilët janë plotësisht të shëndoshë, ka kontraindikacione tek ata persona të cilët janë alergjikë në vezë, sepse në procesin e prodhimit përdoren vezët. Vaksinat do të ruhen në Entin e qytetit për mbrojtje shëndetësore.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Osmani tha se do të dëshironte të vaksinohet me kontigjentin e dytë të vaksinave kur të arrijë, në mënyrë që të lihet, siç tha, këto vaksina t’i marrin ata të cilët janë të ekspozuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj gripit të ri.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>