Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Arsenali katër pikë larg kreut

Submitted by Sermnova on Sunday, 27 December 2009No Comment

Cesc FabregasTopçinjtë kanë shënuar fitore përballë skuadrës që konkurron për top-katërshin, Aston Villas, dhe tashmë gjendet edhe para Manchester Unitedit në tabelë, së paku deri sa kampioni të zhvillojë ndeshjen e javës së 19-të.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Emirates përfundoi me fitoren e Arsenalit me rezultat prej 3-0.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte kapiteni Cesc Fabregas, i cili shënoi të dy golat e Topçinjve (65’ dhe 81’), ndërsa goli i tretë u shënua nga Vassiriki Diaby në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1).

Me këtë fitore, Arsenali i afrohet liderit Chelsea në katër pikë, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Aston Villa do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e pestë.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>