Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Arsenali rikthen pozitën e tretë

Submitted by Sermnova on Sunday, 20 December 2009No Comment

DenilsonTopçinjtë e Arsenalit kanë shënuar fitore me rezultat 3-0 në takimin e sotëm ndaj Hull Cityt të zhvilluar në Emirates Stadium.

Denilson ishte ai që i dha epërsinë ekipit të trajnerit Arsene Wenger me një gol tës hënuar në fund të pjesës së parë (45’). Një gol i Eduardos pas gati një orë lojë (59’) dhe një tjetër i Abou Diaby dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, vulosën fitoren e topçinjve.

Mysafirët e Hull Cityt rastin më të mirë e patën në minutën e 56-të të ndeshjes, kur Geovanni dështoi të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Me tre pikët e reja Arsenali mbledh 35 pikë në pozitën e tretë të tabelës së kampionatit anglez, sa ka edhe Tottenham që ndodhet një pozitë më poshtë.

Manchester United mban pozitën e dytë me 37 pikë, por dhe me një ndeshje më shumë, ndërsa Chelsea që nesër përballet me West Hamin tash është pesë pikë mbi Arsenalin.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>