Barcoleta 2010
Plaku dhe bajga
Një i ri kishte shkuar në një katund dhe rrugës sheh një bajgë të madhe. Atypari kalon një plak – të cilin e pyet.
Më fal axhë, po a mund t’më tregoni pse është kjo bajgë kaq e madhe në rrugë.
- A po e sheh atë shtëpi në maje të kodrës – pyet plaku.
- Po, thotë djaloshi.
- Pas saj, a po e sheh një shtëpi tjetër – e pas shtëpisë një kodër, e pas kodrës malin?
- Po, përgjigjet djaloshi.
- Eh, vazhdon plaku, prapa asaj kodre, në atë mal, dikur jetonte një kuçedër me tre krena, e cila ka grabitur një vajzë që i kishte pasur tre vëllezër. Kishte shkuar një ditë njëri vëlla i saj për ta mbytur kuçedrën, po ajo e kishte vrarë atë. Po ashtu, kuçedra ia kishte vrarë edhe vëllain e dytë – mirëpo, kur kishte shkuar vëllai i tretë, ai kishte arritur të mposhte kuçedrën dhe e kishte vrarë atë, e kështu edhe e kishte shpëtuar të motrën.
- Po puna e bajgës si është, pyet kureshtar djaloshi.
- Po ku ta di unë, i thotë plaku.
Gjyshja dhe fëmijët
Kishte qenë një gjyshe duke ecur rrugës dhe po i sheh disa fëmijë duke marrë drogë. Çpo po bëni ashtu loke – i pyet ajo.
Po marrim drogë ia kthejnë ata.
Ani me loken, veç kujdes mos u ulni në beton se ftoheni.
Demi dhe koqet
Në një livadh kulloste një lopë e bukur me një shami të kuqe në kokë. Demi kishte kohë që e shihte dhe njëherë bëhet gati për ti thënë nja dy fjalë lopës. Kapërcen gardhin, brenda të cilit rrinte lopa, dhe i thotë: Si të quajnë?
Mua më quanin lopë shamikuqja por tani që shamia më humbi më thonë thjeshtë lopë. Po ty i thotë lopa demit: Mua me thoshin dem koqemadhi por tani më thonë thjesht dem se koqet i lashë te gardhi.
Motra budallaqe
Qysh po mund t’i thuash motrës më të madhe budallaqe, i thotë e ëma Shulit. Menjëherë shko dhe kërkoji falje.
- Shkon Shuli te motra e tij dhe i thotë: “Motër me vjen keq që je budallaqe…”
Biondina dhe mëngjesi
Çka bën një biondinë kur zgjohet nga gjumi?
- I veshë rrobat dhe shkon në shtëpinë e saj.
11 biondina
Gjate një ngjitjeje nëpër shkëmbinj, 11 bionde dhe 1 zeshkane kishin ngecur të kapura për litar. Litari nuk i mbante të gjitha dhe mund të këputej në çdo çast dhe të gjitha do vdisnin.
Zeshkania fillon t’u flasë përzemërsisht biondinave se si ajo do të sakrifikonte veten e saj për të shpëtuar jetën e 11 biondinave.
Në fund, të gjitha biondinat duartrokasin.
Gruaja dhe shteti
Cili është dallimi mes shtetit dhe gruas?
Shtetin duhet mbrojtur nga armiqtë, ndërsa gruan nga miqtë!
Babai dhe i biri kanibalë
Ecin të uritur nëpër xhungël, babai dhe i biri kanibalë. Takojnë një grua të ligshtë me të birin e saj.
- Baba a t’i hamë, pyet djaloshi kanibal.
- Jo bir, veç eshtra dhe lëkurë janë, i thotë babai.
Vazhdojnë ata rrugë, dhe në ndërkohë takojnë një grua shumë të trashë.
- Baba, a ta hamë, pyet sërish djaloshi kanibal.
- Jo bir, është shumë e trashë dhe mundon pastaj yndyra.
Pas shumë shëtitjesh në kërkim të ushqimit, ata shohin një femër të bujshme, me trup të përkryer.
- Djaloshi: Baba a ta hamë këtë.
- Jo bir, këtë po e marr në shtëpi, dhe mund ta hamë mamin.
Liqeni i mjellmave
Takohen Rrusta dhe Shuli në një qendër tregtare. “Ku je Rrustë, çka ka të re? – e pyet Shuli
“Send, po kërkoj të blej një palë brekë për larje? – thotë Rrusta.
- Po çka të duhen ato, tash është muaji janar – pyet i çuditur Shuli.
“Më duhen bre, se më ka thënë Faza që nesër do të shkojmë te njëfarë Liqeni i mjellmave”.



kinezi dhe shqiptari jan kan njehere nje kinez edhe nje shqiptar edhe kan marr per me hanger kokrra te misrit edhe kan hanger me asi shtaga si te kinezve edhe shqiptari ska mujte marr as nja e kinezi i ka hanger kejt shqiptari veq i marrke e i bishin kur i hanger kinezi i tha qyre qysh marren edhe e kam nja edhe ja jep ii thot shqiptari e morre kallzj se i trullova une hehe
palidhje barcoleta.
Shtoni komentin tuaj!
»
Arritën shalqinjtë katrorë
Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. …
»
Meshkujt që tradhtojnë
Meshkujt të cilët besojnë në dashuri në shikim të parë, janë tri herë më të prirë që ta tradhtojnë partneren e tyre, në krahasim me ata, të cilëve iu nevojitet më shumë kohë për t’u …
»
Horoskopi Mujor – Maj 2010
Dashi – 21 Mars-20 Prill
Karriera: Dëshironi që të shpërbleheni për angazhimin tuaj – nuk doni të hyni në garë më të tjerët por doni të avancoheni falë punës që bëni. Këtë …
»
Per te QESHUR
Donacioni
Babi, ka ardhur një tip te dera me një fletore dhe po thotë se është duke mbledhur fonde për një donacion humanitar – për një pishinë në një jetimore.
Babai: Mirë djali jem, jepja një shishe …
»
MJEKESIA NUK E SHEROI POR U SHERUA
Në një dhomë me tre shtretër te bardhe një njeri me vetëdije te humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera te mjekësisë. …
»
Krekosje me “junakë” të huaj
Me vendosjen e përmendoreve Gruevski po e shndërron sheshin e Shkupit në shesh të një qyteti bullgar, vlerëson në një deklaratë për “Lajm” historiani Skender Hasani. Ai thotë se në sheshin e Shkupit në fakt …
»
Google Nexus One arriti në Evropë
Që nga 30 prilli i këtij viti telefoni i mençur Nexus One i kompanisë Google ka filluar të shitet në mbarë Evropën.
I ashtuquajturi Google Phone fillimisht do të paraqitet në Britani të Madhe, në dyqanet …
Reklama
Video Humor
Ushtari Jackson :)))))
Komentet e Fundit
Arhiva
Kategorit