Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Humor

Barcoleta te reja

Submitted by Sermnova on Saturday, 20 February 2010No Comment

Vetur ModerneFakulteti
Ndalet autobusi në Gjakovë për të pushuar dhe shoferi i drejtohet udhëtarëve:
“Keni pauzë gjysmë ore. Mund të pini kafe diku, të hani diçka ose ta kryeni fakultetin!”

Premtimet
Një kandidat për kryetar komune në një fshat mban fjalim:
“Në fshatin tuaj do ta asfaltojmë rrugën! Do ta rregullojmë ujësjellësin! Do të ndërtojmë shkollë të re!”
Dikush nga të tubuarit ia kthen:
“Po në fshat s’kemi fëmijë”
“Edhe fëmijët do tua bëjmë”, thotë politikani.

Mjekësia
Mjekësia moderne vërtetë ka përparuar shumë.
Për çdo ilaç e kanë zbuluar një sëmundje!

Hamleti
Dy bionde blejnë biletat për në teatër.
“Për Hamletin?” I pyet shitësi i biletave.
“Jo bre për neve dyjave!”

Organet
Djali e shikon vajzën dhe nuk i heqë sytë nga ajo:
Ajo:
“Mos më shiko ashtu, ti e din se zemra ime i përket dikujt tjetër”
Ai:
“E di, por ti ki edhe organe tjera”

Kalërimi
Bisedojnë burri e gruaja në kafiteri:
Gruaja:
“Po shkoj në kalërim”
Burri:
“Shko, shko, kali që dy here të thirri në telefon”

Ekranizimi
Dy minj futën ne videotekë dhe fillojnë t’i hanë shiritat filmik.
E pyet njëri mi tjetrin:
A është filmi i mirë?
I mirë, i mirë… vetëm se romani është ma i shijshëm.

Milioneri
Polici i trafikut shkruan dënimin…
Shoferi:
Mos e shkruaj të lutem, e njoh komandantin e policisë, qe po e thërras në telefon – edhe e merr telefonin, por komandanti nuk ka qasje në rrjet…
Polici:
E çka të bëjmë tash? E shfrytëzove telefono mikun, publik nuk ka, pra na mbetet opsioni pesëdhjetë me pesëdhjetë…

Vullkani
E pyetën bionden:
“Si quhet eksperti i vullkaneve?”
Ajo përgjigjet:
“Vullkanizer”

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>