Barrymore shkakton tollovi
Drew Barrymore i ka nevrikosur organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, pasi që nuk është shfaqur në një konferencë për shtyp, për të folur në lidhje me debutimin e saj si regjisore me filmin “Whip It”.
Aktorja kishte dështuar të paraqitej para gazetarëve dhe organizatorëve në festivalin kanadez, duke shkaktuar tollovi dhe pakënaqësi tek ata që prisnin.
Barrymore ka thënë se shkaku i mosparaqitjes së saj kishte qenë dhimbja e fytit, mirëpo “New York Post” njofton se aktorja nuk kishte qenë mirë për faktin se kishte qëndruar nëpër ndeja gjatë javës së kaluar.



Shtoni komentin tuaj!