Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Bayerni prek kreun

Submitted by Sermnova on Sunday, 7 February 2010No Comment

RobbenBayern Munich ka shënuar fitore 3-1 ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Wolfsburg, për të barazuar pikët me Bayer Leverkusen në maje të tabelës.

Arjen Robben ishte ai i cili hapi rezultatin që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa Daniel van Buyten dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të të takimit.

Pas më pak se një orë lojë (57’), erdhi edhe goli i tretë për mysafirët, kësaj here nga Ribery.

E gjithë çfarë arritën kampionët ishte një gol i nderit i shënuar nga Grafitte në çastet e fundit të ndeshjes, i cili lojtar më herët kishte humbur edhe një penalti.

Bayer Leverkusen në takimin tjetër të kampionatit gjerman nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Bochum, duke humbur dy pikë të vlefshme.

Bayern dhe Bayer tash mbajnë kreun e Bundesligës me nga 45 pikë, me farmacistët e Leverkusen që do që qëndrojnë në pozitën e parë falë diferencës më të mirë të golave se bavarezët.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>