Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

Bëhet milioner falë lojës në internet

Submitted by Sermnova on Friday, 9 October 20092 Comments

TORNProgramuesi njëzetvjeçar është bërë milioner falë lojës së internetit të cilën e ka krijuar. Qëllimi i lojës është të plaçkitet, vritet dhe të terrorizohet në një qytet imagjinar.

Joe Chedburn, është edhe një ndërmarrës i suksesshëm i teknologjisë së informacionit, ka pasur vetëm 16 vjet kur ka ardhur tek ideja për të shkruar lojën e internetit të fokusuar në krime.

Loja me emrin “Torn”, e cila është e bazuar në tekst dhe nuk ka grafikë, është rritur shumë shpejt. Sot ajo ka 41.000 lojtarë aktiv dhe mbi 1.3 milionë llogari të hapura. Loja bazike është pa pagesë, mirëpo për tri funte në muaj lojtari fiton pikë dhe status shtesë. Shumica e lojtarëve janë të gatshëm të paguajnë ato tri funte, që do të thotë se faqja fiton rreth 50.000 funte në muaj.

Në këtë mënyrë Joe është bërë milioner qysh në moshën 21-vjeçare.

“Kur kam qenë më i ri, prindërve të mi u pengonte që kalojë shumë kohë pranë kompjuterit, mirëpo sot janë shumë të lumtur me atë që unë bëj”, ka thënë Joe.

“Babai më ndihmon shumë dhe nga ai gjithmonë kërkoj këshilla”, ka shtuar ai.

“Gjithmonë më kanë interesuar kompjuterët dhe jam shumë i lumtur që mund të përfitojë nga ajo punë që kënaqem duke e punuar. Ka ditë që punojë tërë ditën në faqe, e nganjëherë nuk më duhet të bëj asgjë. Aktualisht po mendoj se si ta zgjeroj këtë punë”, ka thënë milioneri Joe.

2 Comments »

  • trringa said:

    a jeni kani donj here fituesi i kush dotet behet miljoner tungi

  • valjeta said:

    tung
    mua shum po me pelqen veq nga njeher po humbi por jam shum e kqanur me kuizin kush dot bahet milioner

    ju pershendes veq vazhdoni se jeni me te miret

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>