Bën si qen për ta frikësuar hajnin
Një grua në SHBA ka frikësuar një hajn dhe e ka larguar nga shtëpia e saj duke bërë “rolin e një qeni të madh”, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur në Georgia, kur gruaja kishte dëgjuar zërin e dikujt që po mundohej të hynte me dhunë në shtëpinë e saj.
Teksa hajni po mundohej ta thyente derën e hyrjes, ajo ishte shtrirë poshtë duke qëndruar në të katërtat- në duar dhe këmbë- dhe kishte filluar ta gërvishte derën dhe duke aktruar si një qen i madh.
Sipas njoftimit të policisë, hajni ishte frikësuar dhe kishte ikur. Gruaja e ka thirrur policinë, mirëpo ata nuk kishin arritur ta kapnin hajdutin.



Shtoni komentin tuaj!