Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

BOSNJË, NJË I VDEKUR NGA PËRLESHJET MES TIFOZËVE

Submitted by Sermnova on Sunday, 4 October 2009No Comment

BosnaNjë person humbi jetën dhe të paktën 22 të tjerë, ndër to 12 policë, u lënduan gjatë përleshjeve ndërmjet grupeve të tifozëve përpara zhvillimit sot të një ndeshjeje të kategorisë së parë të kampionatit të futbollit në qytetin jugperëndimor boshnjak Siroki Brijeg, njoftuan burime të policisë.

Ndeshja ndërmjet Sarajevës dhe Shiroki Brijeg u anulua pasi qindra tifozë të ekipit të Sarajevës thyen me gurë xhamat e dyqaneve dhe lokaleve në qendër të qytetit me shumicë kroate. Disa makina u shkatërruan dhe një makine policie iu vu zjarri.

Tifozët e Sarajevës, një qytet me shumicë myslimane, u përleshën me policinë dhe një 24 vjeçar, i quajtur Vedran Puljiç, mbeti i vrarë, njoftoi policia rajonale.

Qyteti i Mostarit është i famshëm për dhunën e tifozerisë së futbollit dhe policia ishte fokusuar në ndeshjen e sotme për të parandaluar përleshje të tilla gjatë ndeshjes derbi ndërmjet skuadrave rivale Zrinjski dhe Velez.
Mostari është ndarë ndërmjet myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes që prej fundit të luftës 1992-95, me myslimanët që mbështesin Velezh dhe kroatët Zrinjski.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>