Braktis gruan, pasi fiton në loto
Amerikani Arnim Ramdass nga Florida, bashkë me disa kolegë të tij, në vitin 1997 kishte fituar 19 milionë dollarë në loto. Mirëpo, bashkëshortja e tij, Donna Campbell nuk kishte ditur gjë për këtë.
Arnim, në atë kohë, menjëherë e kishte ndërprerë linjën telefonike si dhe internetin në shtëpinë e tij, në mënyrë që gruaja të mos mund të merrte vesh për këtë fitim.
Sidoqoftë, Donna kishte filluar të dyshonte, andaj sapo kishte gjetur qasje në internet, e kishte kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.
Ajo kishte kërkuar një pjesë të parave, mirëpo bashkëshorti i saj as që ka dashur të dëgjonte për këtë gjë – madje, edhe e ka braktisur atë.
“Që dy vite po përpiqem të zgjidhi këtë gjë”, ka thënë Donna, e cila është dashur të lëshonte shtëpinë ku banonte, për shkak të mospagesës së qirasë.
Më pas, ajo kishte nisur një procedurë civile kundër bashkëshortit të saj, mirëpo rasti i saj është refuzuar – me arsyetim se bëhet fjalë për çështje familjare.
Donna tash ka nisur procedurën e shkurorëzimit, mirëpo fatkeqësisht nuk po mund ta gjejë bashkëshortin e saj. Policia i ka thënë asaj, se ai po i shmanget pranimit të thirrjes për gjyq.



Shtoni komentin tuaj!