Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Cana, sërish më i miri

Submitted by Sermnova on Sunday, 11 October 2009No Comment

Lorik CanaMe 2200 vota, përkatësisht 36.3 për qind, mesfushori shqiptar dominoi në sondazhin e bërë nga uebfaqja e klubit safc.com

Lorik Cana është zgjedhur sërish futbollisti më i mirë i Sunderlandit. Mesfushori kosovar shkëlqeu edhe në barazimin me gjigantin Manchester United, andaj fansat e “Maceve të Zeza” e zgjodhën atë për herë të gjashtë futbollistin më të mirë të ekipit të tyre. Me 2200 vota, përkatësisht 36.3 për qind, mesfushori shqiptar dominoi në sondazhin e bërë nga uebfaqja e klubit safc.com.

Kapiten Cana luajti një rol të rëndësishëm në fazën defanzive kundër United, duke bashkëpunuar mjaft mirë me shokun e tij të repartit, Lee Cattermole. Andy Reid, fitues i këtij çmimi në ndeshjen me Norëich, u rendit në pozitën e dytë me 14 për qind të votave, kurse i treti ishte Michael Turner (10.6%).

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>