Cërvenkovski u takua me shefin e Misionit të OSBE/ODIHR-it
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski sot u takua me shefin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR Piter Ajher lidhur me zgjedhjet lokale dhe presidenciale 2009.
Siç informoi Kabineti i presidentit, Ajhner e ka informuar Cërvenkovsin për aktivitetet e ODIHR-it për promovimin e parimeve të demokracisë, sundimin e të drejtës, tolerancën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe në mënyrë të rregullit. Ai potencoi se në incidentet e vitit të kaluar, zgjedhjet e sivjetme janë shumë të rëndësishme për demokracinë e brendshme në vend, si dhe për përmirësimin e pozicionit dhe autoritetet ndërkombëtar.
Presidenti Cërvenkovski pret që zgjedhjet do të kalojnë në atmosferë të qetë dhe pa incidente, për shkak se në këtë periudhë parazgjedhore vullnetin e tij politik e manifestojnë edhe liderët e partive politike, kurse në veçanti e ka tërheq përgjegjësinë e insitucioneve shtetërore në krahasim me zgjedhjet, të cilat duhet të sigurojnë standarde të larta evropiane.
“Duke pasur parasysh faktin që Maqedonia në disa herë në të kaluarën ka organizuar zgjedhje të qeta dhe demokratike, insitucionet kompetente e posedojnë kapacitetion e nevojshëm. Për vendin me rëndësi të madhe është jo vetëm të mos ketë incidente në ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë tërë porcesit zgjedhor të krijohet ambijent në të cilin qytetarët do të ndjehen të lirë në realizimin e të drejtës së tyre të votimit”, theksoi presidenti Cërvenkovski.



Shtoni komentin tuaj!