ÇFARË S’ËSHTË DASHURIA
Hiqni dorë nga përpjekja për t’i sunduar
të tjerët dhe t’i ndryshoni
Jeta është shumë e thjeshtë. Marrim atë që japim. Besoj që të gjithë jemi përgjegjës për çdo përvojë në jetën tonë, si për të mirat ashtu edhe për të këqijat. Çdo mendim i ynë ndërron të ardhmen tonë. Secili prej nesh ndërton përvojën e vet.
Besimet janë ide dhe mendime të cilat i pranojmë si të vërteta. Atë që ne mendojmë për botën, për partnerin, për të dashurin dhe veten, na bëhet e vërtetë. Ajo çka ne besojmë mund ta zgjerojë dhe ta pasurojë botën tonë. Si bie fjala secila ditë mund të jetë interesante, e gëzuar, përvojë me shumë shpresa, apo e kufizuar, e mërzitshme, pa shpresa. Di njerëz të cilët jetojnë në të njëjtën botë, në rrethana të njëjta, por jetën e përjetojnë ndryshe. Përse ndodh kjo? Jam i bindur se përjetimet e ndryshme vijnë nga bindjet e ndryshme. Kur jemi të gatshëm të ndryshojmë strukturat e besimit tonë parësor, atëherë mund të përjetojmë ndryshimin e vërtetë në jetë.
Ndryshimi është një proces i vullnetshëm. Askush nuk mund t’i ndryshojë të tjerët pa miratimin e tyre dhe asnjë marrëdhënie që nuk respekton individualitetin dhe zgjedhjet e tjetrit nuk mund të jetojë gjatë. Ndërsa mirëkuptimi i partneritetit ndodh vetëm atëherë kur kemi respekt për të drejtat, për qëndrimet dhe ndjenjat tona.
Ky lloj ndërveprimi ndodh vetëm në qoftë se arrijmë t’i pranojmë të tjerët, në veçanti partnerin, ashtu siç është, pa ia ngarkuar atij kërkesat tona dhe dëshirat tona: secili duhet t’i mbetet besnik këndvështrimit të vet të botës, qoftë bindjeve etiko-morale, politike, religjioze, filozofike, qofshin ato të mendësisë së rrethit në të cilin edhe jetojmë. Në një marrëdhënie të vërtetë dashurie, kërkohet të ndahen bashkërisht pikëpamjet e secilit duke zvogëluar largësinë që i ndan nga njëri – tjetri.
Sido që të jenë botëkuptimet tuaja për veten dhe për botën, binduni që ato janë vetëm mendime, dhe mendimet mund të ndryshohen. Ndoshta nuk do të pajtoheni me disa nga idetë që unë do të trajtoj këtu. Disa nga këto ide mund të jenë të panjohura dhe fikse. Mos u mërzitni. Pjesë e juaj do të bëhen vetëm ato ide të cilat për ju janë më të mirat. Sepse vetëdija jonë përkrahë krejt atë çka ne zgjedhim të besojmë.
Kur kemi qenë fëmijë, kemi mësuar për veten dhe jetën nga reagimet e të moshuarve që kanë qenë rreth nesh, të cilët na e kanë dhënë atë dizajnin e të menduarit si dhe bindjet që manifestohen në sjelljen tonë. Shumë prej nesh kanë ide të huazuara për atë se kush jemi, si dhe për shumë rregulla të mënyrës se si jetojmë. Nëse kemi jetuar me njerëz të cilët kanë qenë të palumtur, të frikësuar, fajtorë, të hidhëruar, fanatikë fetarë, atëherë kemi mësuar shumë gjëra negative për veten dhe për botën tonë.
Kur rritemi, kemi tendencë që përsëri të krijojmë një rreth emocinal të jetës sonë të parë familjare. Mundohemi t’i përsërisim ato marrëdhënie që kemi pasur me prindërit, me rrethin apo me mjedisin. Nëse si fëmijë jemi kritikuar shumë, atëherë në jetën tonë të mëvonshme si prindër ne do të bëjmë të njëjtën gjë me fëmijët tanë. Nëse kemi qenë të lëvduar, të dashur e të mburrur si fëmijë, atëherë sip prindër do t’i përsërisim këto sjellje.
Shumë nga ne kalojnë orë e orë të tëra çdo ditë duke u përpjekur më kot për të ndryshuar të tjerët sipas interesit tonë. Kritikojmë, shkaktojmë ndjenja faji, ushtrojmë në mënyra të ndryshme ndikimin tonë, i provojmë të gjitha për ta bërë tjetrin siç mendojmë ne që duhet të jetë për t’u përputhur me kërkesat tona. Shpesh ne bëjmë gjithçka në emër të dashurisë, të bindur se e dimë që është e mirë për tjetrin dhe nuk kujtohemi për veprimin tonë të padrejtë, megjithëse përpunimet tona shpesh e zvogëlojnë personalitetin e atij që duam. Sepse mërzitja, kritika, fajësia dhe frika shkaktojnë shumicën e problemeve në jetën tonë. Këto ndjenja vijnë nga kalimi i fajësisë tek të tjerët dhe mospranimi i përgjegjësisë për përvojat vetjake. Nëse do të jemi përgjegjës për atë që na ndodh në jetën tonë, atëherë nuk do të kemi se kë ta fajësojmë. Çfarëdo që të ndodhë “atje jashtë” është pasqyrë e mendimit tonë të brendshëm.
Në qoftë se dëshirojmë të vendosim marrëdhënie afatgjata me të tjerët, duhet si fillim, të jemi të kënaqur me ta, ashtu siç janë. Ne përballemi me rreziqe serioze kur bëjmë që në jetën tonë të futen njerëz që fyejnë, të pandjeshëm ose madje të egër, me shpresë që ndikimi ynë do t’i ndryshojë. Është e hidhur ta thuash, por në këto raste ndryshimi pothuajse nuk ndodhë kurrë. Mundësia e ndryshimit varet nga fakti se sa njeriu tjetër është i gatshëm të përballet me kërkesat tona. E vetmja gjë të cilën me të vërtetë mund ta ndryshojmë është qëndrimi ynë për t’iu përshtatur fyerjeve të tyre.
Ne mund të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj së kaluares, por do ishte marrëzi të kujtohemi që dikush na ka mërzitur kohë përpara.
Nëse zgjedhim mendimin se jemi viktimë e pafuqishme dhe pa asnjë shpresë, atëherë ne jemi të prirur t’u japim atyre një pjesë nga vetja që të jenë të lumtur, ne nga ana tjetër, ndiejmë kënaqësi kur ndeshemi me kërkesat e tyre dhe kur i shikojmë të gëzuar dhe të sigurt.
Nëse zgjedhim mendimin se jemi përgjegjës për përvojat tona, si të mira ashtu dhe ato të ashtuquajtura të këqija, atëherë kemi mundësi të tejkalojmë efektet e së shkuarës. Mundohemi të ndryshojmë. Mundohemi të jemi të lirë.
Rruga drejt lirisë na çon në dyert e tolerimit. Ndoshta nuk dimë si të falim: mirëpo nëse jemi të gatshëm të falim, mund të fillojmë me procesin e plotësimit. Për plotësim është thelbësore të shmangim të kaluarën dhe të falim secilin. Kjo nuk do të thotë që unë justifikoj sjelljet e këqija. Vetëm dëshiroj të ndihmoj procesin tuaj të çlirimit. Të falësh do të thotë çlodhje.
Çështja është se një sjellje mund të ndryshojë në qoftë se ka një vullnet të prerë në këtë kuptim. Natyrisht, është e mundshme t’i përpunosh të tjerët dhe t’i torturosh derisa të bëhen siç i duam ne. Madje mund të krijojmë një mjedis tërheqës për të bërë që kjo sjellje t’u përshtatet kërkesave tona. Por kjo pasqyron në mospërfillje të plotë për vlerën e përgjithshme të njeriut që mendon se e duam. Në qoftë se nuk jemi të një mendje për atë se si ai ose ajo sillet në çështjet e rëndësishme, ndoshta është më mirë të mos e prekim dinjitetin e tij dhe të kërkojmë një mënyrë për të bashkëjetuar. Kështu të paktën mund të përpiqemi të përshtatemi dhe të bashkëpunojmë. Por kuptohet vetvetiu se kjo kërkon një pjekuri të madhe. Nuk ka për të ndodhur kurrë derisa do të jemi të sigurt që e drejta është nga ana jonë dhe gabimi është tek të tjerët. Mund t’i ndihmojmë të ndryshojnë, por vetëm ata mund ta bëjnë.
Është e vërtetë që gratë nuk rrinë më ulur pranë zjarrit, duke pritur kthimin e burrit, gjithsesi ato mbeten kujdestaret shpirtërore të këtij zjarri dhe në shumicën e rasteve janë ato që arrijnë t’ia kthejnë ngrohtësinë çiftit. Zbulimi i rrugëve të reja për të përmirësuar marrëdhënien është si shumë gjëra të tjera; nëse nuk i bëni vetë, s’do t’i bëjë askush tjetër. Po qe se nuk jeni të kënaqur nga marrëdhëniet tuaja, ka shumë të ngjarë që ato të mos përmirësohen nëse nuk e hidhni vetë hapin e parë për të nxjerrë në pah problemet që ju shqetësojnë, zanafillën e tyre dhe zgjidhjet e mundshme. Që të krijoni një jetë të këndshme emotive me shokun tuaj, në radhë të parë duhet ta merrni parasysh atë që unë do ta quaja rrezik emotiv. Së dyti, duhet të njihni aspektin psikologjik.
Kur të jeni mësuar “të rrezikoni”, jo vetëm do të përmirësoni lidhjen me partnerin tuaj, por do të pasuroni edhe marrëdhëniet me të tjerët dhe do t’ju shtohet besimi te vetja.
Kuptohet vetvetiu se është e pranishme një frikë e madhe ose dashuri për çdo lloj ndryshimi, sepse në të vërtetë siç kemi vërejtur – të rritesh, të mësohesh, të shumëfishosh përvojat, nevojitet një ndryshim. Ndryshojmë sjelljet, ndjenjat, dëshirat. Mbi të gjitha ndryshon çdo gjë që është e lidhur me dashurinë. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër, veçse ta pranojmë tjetrin ashtu siç është dhe të vazhdojmë të zhvillohemi me të. Një histori indiane tregon për një burrë mbi varkë, që i jep me gjithë forcën e tij lopatave, përkundër rrymës me tallaz në një lumë të rrëmbyeshëm. Pas një lufte të mundimshme, i duhet të dorëzohet dhe të pranojë se çdo përpjekje e tij është e kotë. Kështu e lëshon veten në dorë të fatit, i ngre lopatat mbi varkë dhe fillon të këndojë. Rrethanat i mësojnë një mënyrë të re për të jetuar; vetëm kur e lë veten në mëshirën e valëve kapricioze dhe të pandalshme të lumit, rremtari ndjehet me të vërtetë i lirë (shiko Leo Buscaglia, Dashuri, fq. 97).
Frika nga dashuria është vepër e vetë njeriut. Por dashuria rrjedh dhe përhapet si lumi; është gjithnjë e njëllojtë, e megjithatë në ndryshim të vazhdueshëm. Dhe nuk njeh pengesa.
Nëse me të vërtetë e duam, e pranojmë dhe e pëlqejmë veten ashtu siç jemi; çdo gjë në jetë shkon më lehtë. Vetëtolerimi dhe vetëpranimi janë çelësi i ndryshimeve pozitive në të gjitha sferat e jetës. Ta duash veten, për mua do të thotë që asnjëherë mos ta kritikosh veten. Kritika na mbyllë në atë skemë që ne dëshirojmë ta ndryshojmë. Po qe se ndryshojmë vetveten atëherë do ta ndryshojmë edhe partnerin apo mjedisin!



Mos be kshtu ejj ahah se maf e kina punen me dashurin
fjala dashuri apo dashuria eshte kur dy zemra lidhen dy pale breke zgidhen….heheheh
paparac kur dy pale brek zgidhen nuk osht dashuri ajo mo
:P:P
hauahua qfar fore hauhau shum qesharakee amo eshte shkruar shume bukur ju lumt!!
paparac e ke zgjedhur nje fjali interesante hehe:P:P
hahahah valla pa dashuri nuk ka
Dashuria eshte si nje kopsht me lule. Po u ule … u ngule
jo! jo! une nuk e pranoi kush kaloi e kush kot e mohoi..vetm ti je ai qe un asniher nuk do ta lendoi,nuk e pranoi dhe nuk e lejoi qeter kush tet lendoi…dua te zhdukem nga kjo eresir e zhveshur nga mundimet qe me jan mpir,dua te shfaqem ne bardhesi por kot e bardha me duket zij!!!se eshe lufta mbrenda zemres po vazhdon eshte trupi i ngroht ij femres e rrishqitja e gjarperit mbi te, vaji i vashes se traDHtuar dhe zbrazja e kupes se amshimit vaji i par i femijes dhe fytyra e ftoht e femres,,hija e bukur e zotit,,ceshte dashuria?? asnjeher smunda tia arij perfundimit kesai pyetje zgjeta askund zgjedhje.. dhe zdot ket asnjeher zgjedhje …
dashuria është gjeja me e mira ne jettt se te mos kishte dashuriii dooo te doje ndonj dhiii
droga osht e shtrenjt qmimin nuk ja di por nese nuk ka dashuri un do ta pii hehehehehehe
lule lule
sa mir lulzon
zemer zemer
sa shum te due
por ty dha jeten
jam shum pishman
qe sti preka buzet
un ty t dua
ti luan me mua
tani e kam kupruar
se kush je
ti per mua je
nje njeri shum
i thjeshte
sepse un ta
kushtova jeten ty
e ti ngan mas tjerav
si budall
tani kur t shoh
duke ju perkulur
te tjerave
e kuptoj se kush ke qen
koto fjal ti shkrujt
ty taulant
e kur ti lexojsh
krejt ki me kup
lule lule
sa mir lulzon
zemer zemer
sa shum te due
por ty dha jeten
jam shum pishman
qe sti preka buzet
un ty t dua
ti luan me mua
tani e kam kupruar
se kush je
ti per mua je
nje njeri shum
i thjeshte
sepse un ta
kushtova jeten ty
e ti ngan mas tjerav
si budall
tani kur t shoh
duke ju perkulur
te tjerave
e kuptoj se kush ke qen
koto fjal ti shkrujt
ty taulant
e kur ti lexojsh
krejt ki me kup
Shtoni komentin tuaj!
»
Arritën shalqinjtë katrorë
Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. …
»
Meshkujt që tradhtojnë
Meshkujt të cilët besojnë në dashuri në shikim të parë, janë tri herë më të prirë që ta tradhtojnë partneren e tyre, në krahasim me ata, të cilëve iu nevojitet më shumë kohë për t’u …
»
Horoskopi Mujor – Maj 2010
Dashi – 21 Mars-20 Prill
Karriera: Dëshironi që të shpërbleheni për angazhimin tuaj – nuk doni të hyni në garë më të tjerët por doni të avancoheni falë punës që bëni. Këtë …
»
Per te QESHUR
Donacioni
Babi, ka ardhur një tip te dera me një fletore dhe po thotë se është duke mbledhur fonde për një donacion humanitar – për një pishinë në një jetimore.
Babai: Mirë djali jem, jepja një shishe …
»
MJEKESIA NUK E SHEROI POR U SHERUA
Në një dhomë me tre shtretër te bardhe një njeri me vetëdije te humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera te mjekësisë. …
»
Krekosje me “junakë” të huaj
Me vendosjen e përmendoreve Gruevski po e shndërron sheshin e Shkupit në shesh të një qyteti bullgar, vlerëson në një deklaratë për “Lajm” historiani Skender Hasani. Ai thotë se në sheshin e Shkupit në fakt …
»
Google Nexus One arriti në Evropë
Që nga 30 prilli i këtij viti telefoni i mençur Nexus One i kompanisë Google ka filluar të shitet në mbarë Evropën.
I ashtuquajturi Google Phone fillimisht do të paraqitet në Britani të Madhe, në dyqanet …
Reklama
Video Humor
Ushtari Jackson :)))))
Komentet e Fundit
Arhiva
Kategorit
poste te ndryshme
video posti i fundit
Postet e Fundit
me te komentuara
fshati sermnove