Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

Çifti bashkëshortor fiton 128 mln dollarë në loto

Submitted by Sermnova on Thursday, 7 January 2010No Comment

DailymailNjë çift bashkëshortor nga Kentucky i SHBA-ve ka fituar preminë e lojës së fatit Powerball, respektivisht 128 milionë dollarë. Rob Anderson dhe bashkëshortja e tij as në ëndërr nuk do ta kishin besuar se blerja e tiketës në momentin e fundit, do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë.

Shumë herë ky çift e kishte provuar fatin në lojëra të tilla, mirëpo asnjëherë nuk kishte pasur fat. Pasi ishin informuar se kishin fituar preminë e kësaj loje të fatit – atyre u janë dashur disa ditë për të kuptuar se çfarë po ngjante.

“Mendonim se bëhej fjalë për ndonjë gabim dhe se ne nuk i kishin fituar ato para. Pasi ia tregova bashkëshortes tiketën fituese, menduam se diçka nuk është në rregull”, ka thënë Rob Anderson për agjencinë AP.

Fillimisht ata kishin kërkuar të blinin 3 tiketa, mirëpo shitësja gabimisht ua kishte dhënë vetëm një. Më pastaj çifti e kishte marrë këtë tiketë, dhe kishte blerë edhe disa tiketa të tjera, të cilat ua kishin falur miqve të tyre.

Ky çift ende nuk është i sigurt nëse do të kthehet në vendin e punës, apo për “pak kohë” do të kënaqet me 63 milionë dollarë të fituara, aq sa iu takon pasi të hiqet tatimi.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>