“Crazy in Love” hiti i dekadës
Kënga hit e vitit 2003 e Beyonce, “Crazy in Love” është emëruar kënga më e mirë e dhjetë viteve të fundit.
Hiti i këngëtares R&B, ku merr pjesë edhe burri i saj Jay-Z, ka kryesuar listën e krijuar nga revista muzikore britanike NME.
Sondazhi, i bërë nga votat e autorëve të muzikës së NME, e ka nxjerrë hitin e vitit 2008 të MGMT, “Time To Pretend”, në vendin e dytë para hitit të The Strokes, “Hard To Explain”, nga albumi i tyre i vitit 2001 “Is This It”, që së fundi u shpall albumi i dekadës nga NME.
Top pesëshi i këngëve të dekadës mbyllet nga MIA dhe “Paper Planes” dhe OutKast me “Hey Ya!”.



Shtoni komentin tuaj!