Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Dhurata për fëmijët në prag të Festës së Bajramit

Submitted by Sermnova on Friday, 18 September 2009No Comment

DhurataNë prag të Festës së Bajramit të Ramazanit, fëmijët e shkollave fillore ishin ata që më shumë e përjetuan gëzimin për ardhjen e kësaj ditë të hareshme. Ky gëzim erdhi përmes dhuratave që morën nga shoqatat qytetare dhe kulturore të vendit.

Dhuratat, sipas përfaqësuesve të shoqatës “Shkëndija e Mëshirës” kishin për qëllim afrimin dhe gëzimin e gjithë fëmijëve.
“Kemi marrë dhurata për Bajram. Jemi gëzuar shumë. Faleminderit.”, tha një fëmijë.
“Quhem Din Shehu, shumë faleminderit për dhuratat. Urime Ramazanin dhe Bajramin të gjithëve”, tha një fëmijë tjetër.
“Në këtë rast jemi mundu që t’i afrojmë fëmijëve tonë një pako e cila është modeste e thjeshtë dhe grumbullimi ka qenë prej qytetarëve dhe jemi mundu që ti gëzojmë fëmijët tonë. Diku rreth 2800 apo 3 mijë pako, kemi përfshi 6 shkolla të Shkupit edhe diku rreth 5 shkolla të Kumanovës”, u shpreh Bexhet Dërnjani, përfaqësues i Shoqatës Qytetare “Shkëndija e mëshirës”.
Edhe Shoqata “Vizioni-M” shpërndau pako të Bajramit nëpër shkollat e komunës së Çairit, por për dallim të viteve të kaluara, aktiviteti “Kandialat e Bajramit” u realizua pa parakalimin e trenit.
“Ne si shoqatë e krymë punën tonë, u drejtuam me kërkesë deri te organet e rendit dhe parku i qytetit, mirpo për shkak të një mosmarveshje mes organeve të rendit dhe parkut të qytetit, për arsye se ata nuk arritën të mirren vesh këtë e vujnë fëmijët, sot fëmijët e komunës së Cairit nuk do ta presin trenin”, deklaroi Orhan Murtezani, përfaqësues i Shoqatës qytetare kulturore “Vizioni – M”.
Shpërndarjen e dhuratave nga shoqata “Vizioni-M” e shoqëruan edhe anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” nga Shkupi, të cilët në çdo takim me fëmijët kërcyen valle të ndryshme nga repertori i tyre.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>