Duhani, protestuan mbi 80 për qind të lokaleve
Mbi 80 për qind e objekteve hotelierike në Maqedoni, të premten ishin të mbyllura dhe e respektuan thirrjen për protesta kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit për sektorin hotelierik.
Këtë e njoftoi sot Oda Turistike-hoteliere, pas protestës së djeshme prej 24 orësh me mbylljen e objekteve hotelierike në vend. ‘Përqindja e lokaleve të mbyllura në Maqedoni dhe përgjigjja serioze edhe njëherë e konfirmoi nevojën për intervenime me plotësime në Ligjin anti-duhan me qëllim të liberalizimit të tij në favor të duhanpirësve.
Kjo do ta shpëtoj kolapsi i plotë i këtë sferë të ekonomisë’, thuhet në komunikatën e Odës Turistike-hotelierike. Oda paralajmëroi se të hënën do ta rrumbullakojë propozimin e plotë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit duke angazhuar ekspertëve ligjor. Njëkohësisht përshëndeti edhe nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për zbutjen e ligjit për pirjen e duhanit.



Shtoni komentin tuaj!