Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Edhe Arsenali pas Behramit

Submitted by Sermnova on Saturday, 24 October 2009No Comment

Valon BehramiNumri i klubeve të interesuara për Valon Behrami vazhdon të rritet, me edhe Arsenalin dhe Milanin që thuhet se kanë kthyer vëmendjen kah shqiptari.

Behrami ka shkëlqyer me West Ham United që kur u zhvendos nga Lazio në verën e vitit të kaluar, dhe së fundi është lidhur me një kalim në Juventus dhe Roma.

Por në prag të takimit të Arsenalit dhe West Hamit, Daily Star raporton se garës për kosovarin me nënshtetësi zvicerane i është bashkuar edhe Arsene Wenger. Francezi e sheh Behramin si opsion të parë nëse mbrojtësi i djathtë Bacary Sagna largohet për në drejtim të Real Madridit.

Megjithatë agjenti i Behramit, Alessandro Beltrami, ka thënë se klienti i tij do të mendojë për të ardhmen vetëm pas fundit të sezonit.

“Nëse është e mundshme të zhvendoset, kjo mund të ndodhë vetëm pas Kupës Botërore të vitit të ardhshëm, por jo më herët. Ai nuk dëshiron asgjë që ndikon në vendin e tij në ekipin e Zvicrës”, ka thënë Beltrami.

Ndërkohë Daily Star thotë se për Behramin i interesuar është edhe Milani.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>