Ekran i ri 24 inç nga Acer
Ekrani i ri i Acer me diagonale prej 24 inçësh është i dedikuar për tu kënaqur me multimedian, gjersa vjen edhe me kamerë të integruar uebi.
Acer ka paraqitur ekranin me shenjën dalluese H243HXB. Gjatësia e diagonales së ekranit është 24 inç, e rezolucioni i tij është 1.920 x 1.080 piksela. Ekrani i integruar është i llojit TN.
Kontrasti (dinamik) është deklaruar në hiq më pak se 80.000:1, ndriçimi në 300 cd/m2, koha e përgjigjes është dy milisekonda, përderisa në të janë integruar edhe dy zmadhues prej 1 vat.
Çmimi i rekomanduar i ekranit për tregun evropian është 300 euro.



Shtoni komentin tuaj!