Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Eto’o: Nuk e di pse më shiti Barcelona

Submitted by Sermnova on Monday, 24 August 2009No Comment

EtooSulmuesi i ri i Interit, Samuel Eto’o, thotë se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, kurrë nuk i ka treguar atij se pse e ka shitur.

Kamerunasi u transferua te Interi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që dërgoi në kahe të kundër sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ai kishte shënuar 30 gola për Barcelonën në sezonin e fundit.

“Pritja të më thuhej se cila ishte arsyeja që ata dëshironin që unë të largohesha, por nuk kisha përgjigje. Kurrë nuk kam marrë përgjigje dhe nuk pres. Për mua, ka përfunduar”, ka thënë Eto’o.

Interi së fundi arriti vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A përballë ekipit të porsapromovuar në ligën e parë italiane, derisa Barcelona mbrëmë fitoi edhe titullin e parë në sezonin e ri, Superkupën e Spanjës.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>