Firefox Mobile deri në fund të vitit
Mozilla ka njoftuar se versioni mobil i shfletuesit të saj të internetit do të ofrohet deri në fund të këtij viti.
Mozilla e ka paralajmëruar shfletuesin Firefox Mobile dhe atë për shumë shpejt. Versioni përfundimtar i këtij shfletuesi do të duhej të paraqitej para Vitit të Ri, derisa versioni release candidate qysh në fund të javës së ardhshme.
Firefox në versionin mobil para së gjithash do të paraqitet për platformën Maemo në të cilën është e bazuar celulari Nokia N900.
Versioni për Windows Mobile do të duhej të kryhet gjatë vitit të ardhshëm, e versioni për Android gjithashtu është në përpunim e sipër, porosisin nga Mozilla.
Nëse Apple nuk lëshon pe, në të cilën gjë dyshojmë se do të ndodhë, Firefox Mobile për iPhone sigurisht nuk do ta shohim kurrë.



Shtoni komentin tuaj!