Fox fjaloset me të dashurin
Megan Fox dhe i dashuri i saj i kohëpaskohshëm Brian Austin Green raportohet se janë fjalosur se ku do t’i kalojnë Krishtlindjet.
Aktorja e filmit “Transformers”, e cila është në lidhje me Brian Austin Green që nga viti 2003, me ndarje të herpashershme, sërish është përplasur me aktorin.
“Në fakt, Megan dëshironte që gjithçka të shkojë sipas planit të saj, me Brian që do ta shoqëronte atë dhe miqtë e saj dhe familjen gjatë festave, por Brian nuk dëshiron”.
“Ai është besnik ndaj familjes së tij dhe ata duhej të bënin njërën prej këtyre zgjidhjeve. E gjitha përfundoi me fjalosje, që do të thotë se ata mbase nuk do të qëndrojnë së bashku gjatë Krishtlindjeve”, ka thënë burimi.



Shtoni komentin tuaj!