Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Franca kualifikohet pas vazhdimeve

Submitted by Sermnova on Thursday, 19 November 2009No Comment

FrancaFranca ka arritur të sigurojë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror duke barazuar përballë Irlandës në Stade de France të Parisit me rezultat 1-1.

Në ndeshjen e parë, Les Bleus fituan me rezultat minimal si mysafirë të Irlandës në Croke Park, dhe dukej se do ta kishin shumë lehtë në ndeshjen e kthimit pasi luanin si vendas.

Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Mysafirët krijuan avantazh në minutën e 33-të me anë të Robbie Keane dhe e mbajtën këtë epërsi deri në fund të kohës së rregullt, prandaj u deshën vazhdimet për t’u caktuar se kusht do të shkonte në Botëror.

Në vazhdime, Franca u tregua më efikase duke shënuar me anë të William Gallas (103’), i cili pranoi një top nga ‘dora’ e Thierry Henry për ta barazuar rezultatin.

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Franca të kualifikohej në Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohen verën që vjen në Afrikën e Jugut.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>