Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Francë, 92 përqind e banorëve përdorin një mobil

Submitted by Sermnova on Friday, 14 August 2009No Comment

PARIS – Numri i përdoruesve mobilë vazhdon të rritet në Francë me 91.8 përqind të banorëve të pajtuar në shërbimet pa fije (wireless) në fund të Qershorit, rritje kjo nga 88.1 përqind që ishte vitin e shkuar, thanë rregulluesit e telekomit të mërkurën.

Operatorët francezë pa fije, përfshirë Orange, Bouygues Telecom dhe SFR, së bashku tërhoqën 678,000 klientë gjatë tremujorit të dytë, duke e rritur numrin e përgjithshëm me 1.2 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

Në 2008, rritja tremujore arriti 0.5 përqind nga viti në vit, tha Arcep.

Operatorët e rrjetit virtual mobil, (MVNO) të cilët blejnë minuta me shumicë nga operatorët e mëdhenj, numëruan 2.9 milionë abonentë në fund të Qershorit, duke u dhënë atyre një pjesë tregu prej 5.3 përqind nga 4.6 përqind që ishte në të njëjtën kohë para një viti.

Në 30 Qershor, Franca pati 58.905.000 abonentë të shërbimit pa fije.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>