Frank Rijkaard kandidat për stolin tek Çellzi
Agjenti i holandezit, Frank Rajkard ka zbuluar se ish-trajneri i Barcelonës, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të zëvendësoj Luiz Felipe Skolarin në postin e trajnerit tek skuadra e Çellzit.
Pas shkarkimit t? djeshëm t? trajnerit brazilian tek skuadra nga Stemford Brixh, u përmendën nj? s?r? emrash në mesin e të cilëve edhe emir i Frank Rajkard.
Rajkard, i cili gjat? kohës s? tij s’i trajner dërgoi Holand?n n? gjysmëfinalen e Euro 2000 dhe fitoi dy her? La Lig?n dhe nj? her? Lig?n e Kampion?ve me Barcelon?n shifet si zëvendësimi më adekuat për brazilianin e shkarkuar Skolari i cili me ekipin e tij, në kampionatin Anglez nga gjithsej 25 ndeshje të zhvilluara arriti të merr 14 fitore, 7 barazime dhe 4 disfata.
Agjenti i ish-lojtarit t? Milanit, p?r Sky Sports ka th?n? se Rajkard do t? analizoj? pranimin e këtij posti n?se ai i ofrohet pasi është një adhurues i Kampionatit Anglez dhe se pas largimit nga skuadra e Barcelonës dëshiron një skuadër në të cilën do të kishte punuar një kohë më të gjatë. Nj? opsion tjetër q? përmendet ?sht? edhe kalimi i Karlo Ançelotit nga Milani n? Çellzi si dhe kalimi i Frank Rijkaard n? stolin e skuadrës nga “San Siro”. Mirëpo përveç tyre për një vend të mundshëm në stolin e skuadrës nga “Stemford Brixh” përmenden edhe Gus Hidink dhe ish trajneri Avram Grant.



Shtoni komentin tuaj!