Gjobë prej 2 mijë euro, për mësuesit “kokëfortë”
Lista evidentuese për suksesin e nxënësve që nga viti 1995 dërgohet në dygjuhësi në shkollat fillore shqipe, por ato gjithnjë janë plotësuar vetëm në gjuhën shqipe.
Në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Zdunjë të Gostivarit, mësimdhënësve iu është thënë nga drejtoria se do të dënohen nëse i plotësojnë formularët vetëm shqip. “Ne gjithnjë i kemi shkruar dhe plotësuar formularët në gjuhën shqipe, por kësaj radhe na thanë që nëse nuk i shkruajmë në dy gjuhësi do të dënohemi”, tha Mesir Mersini, mësimdhënës në këtë shkollë. Dënimi për ata të cilët nuk i plotësojnë në dy gjuhë këto dokumente është afër 2 miëj euro.
Deputeti Safet Neziri tha se ky ligj është në fuqi prej 1995, ata kenë intervenuar që të shënohen vetëm në shqip. “Është një nen i cili kushtëzon mësimdhënësit të shkruhen në dygjuhësi listat evidentuese për suksesin e nxënësve, por shkollat shqipe këto lloj formularësh i plotësojnë vetëm në gjuhën shqipe dhe ne i kemi përkrahur për këtë vendim.
Kemi intervenuar që të ndryshohet ky nen dhe ato shkolla shqipe t’i plotësojnë formularët vetëm shqip”, tha Neziri. Ai gjithashtu tha se mund të ketë sanksione dhe organ kompetent për atë është Ministria e arsimit dhe shkencës, por deri më tani nuk ka pas ndonjë gjë të tillë.



Shtoni komentin tuaj!