Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Google dyshon në të infiltruar brenda kompanisë

Submitted by Sermnova on Tuesday, 19 January 2010No Comment

GoogleSupozohet se kompania Google është duke kryer një hulumtim të brendshëm në lidhje me mundësinë që disa prej të punësuarve të saj t’u kanë ndihmuar sulmuesve të para pak kohe në sistemet e kësaj kompanie në filialin kinez.

Në fakt, sipas ekspertëve të sigurisë softueri dashakeq i cili është përdorë gjatë sulmeve ka qenë një “trojan horse” i quajtur Hydraq. Mirëpo vet softueri dashakeq nuk ka qenë aq i rëndësishëm për suksesin e sulmit sa edhe fakti që sulmuesit kanë ditur se ku të sulmojnë saktësisht.

Sipas medieve lokale kineze, disa nga të punësuarit e Google në Kinë pas zbulimit të sulmit në kompani më nuk kanë qasje në rrjetin e brendshëm të Google, derisa të tjerët janë në pushim të dhunshëm apo janë caktuar në zyre të ndryshme brenda rajonit aziatiko-paqësor.

Deri më tani, Google ka refuzuar të bëj çfarëdo komenti në lidhje me këtë çështje.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>