HaHaHa
Paranormale
E pyesin Shulin se çfarë gruaje do të kishte dëshirë të kishte, e ai ua kthen:
- Paranormale.
- Pse paranormale?.
Shuli:
- Të ketë para dhe të jetë normale!
Ashiku
I thotë femra mashkullit i cili i afrohet:
- Kam dëgjuar shumë për atë se si je në krevat.
- Jo bre, nuk jam kush e di çka…
- Ashtu edhe kam dëgjuar, pa merak.
Shkolla
Shëtitet Rrusta me babën e tij nëpër qytet dhe babai pyet atë:
- A është kjo shkolla në të cilën ti po shkon?
- Po, baba.
- E di si, edhe unë kam shkuar në këtë shkollë para 20 vitesh.
- E, tash po e di pse drejtori po më thotë se nuk ka parë një idiot si unë që 20 vjet!
Dhunimi
I thotë miku-mikut:
- Sot arrita ta shpëtoj gruan nga dhunimi.
- Faleminderit shumë, e si ndodhi?
- Arrita t’ia mbush mendjen!
Kafshimi
Një mashkull hyn me vrap në ordinancë:
- Doktor, më ka kafshuar qeni në vesh!
- A e keni dezinfektuar?
- Jo bre, iku menjëherë.
Zënka
Zihen dy djem, i pari i thotë të dytit:
- Babai im është më i mirë se i yti!
- Nuk është, babai im është më i mirë!
- Epo, mami im është më i mirë se jotja!
- E di, edhe babai im e thotë këtë!
Makina
Telefonon gruaja burrin:
- Më është prishur makina. Ka hyrë uji në kandela.
- E ku është makina, pyet burri.
- Ka rënë në lum, ia kthen gruaja.
Gjatësia
I dashuri dhe e dashura në krevat. E dashura i thotë:
- Nisja më, jeta është më e shkurtër sesa që ti mendon.
I dashuri ia kthen:
- Afrohu ti, edhe ai është më i vogël sesa që ti mendon!




Shtoni komentin tuaj!