Horoskopi Mujor – Dhjetor 2009
Karriera: Do të arrini sukses në punë nëse mendoni pozitivisht – pra, do t’ju ecë mbarë pasi që jeni të respektuar dhe çmoheni nga kolegët për angazhimin tuaj. Konkurrencës nuk i frikësoheni, pasi që jeni të sigurt ne fitore – gjë që ju jep vullnet të punoni dhe të angazhoheni maksimalisht për një karrierë të suksesshme. Gjendja financiare, do të përmirësohet kah fundi i muajit, respektivisht prej 20 deri më 28 dhjetor.
Partneri: Muaji dhjetor, ju jep mundësinë që t’i përmirësoni marrëdhëniet në jetën bashkëshortore – pra, koncentrohuni dhe shikoni anët pozitive të partnerit, ndërsa aspektet negative mos i merrni afër zemre. Personat e lirë, gjatë këtij muaji kanë mundësi që të dashurohen marrëzisht.
Demi – 21 Prill-21 Maj
Karriera: Se sa do të keni sukses ne profesionin tuaj, ajo varet se sa energji keni investuar. Do të jeni më afër realizimit të qëllimeve gjatë këtij muaji, vetëm nëse jeni të kujdesshëm dhe më të koncentruar. Nëse keni vendosur që të gjithë energjinë ta shpenzoni në karrierë, atëherë edhe vetë do të befasoheni se çfarë jeni në gjendje të bëni. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni raporteve ndërkolegiale – tentoni të mos jeni i njëanshëm.
Partneri: Gjatë muajit dhjetor marrëdhëniet me partnerin do të jenë të qarta, ose do të tregoni anën tuaj të mirë, butësinë dhe lumturinë, ose do të tregoheni të ftoftë dhe injorantë. do të jeni shumë melankolikë, mirëpo mos e pritni ndihmën e partnerit se jo gjithmonë mund t’ju ndihmojë. Personat e lirë do të jenë shumë emocional, nuk e kanë të qartë as vetë se çka kërkojnë – andaj do të jenë të pavendosur.
Binjaket – 22 Maj-21 Qershor
Karriera: përparimi i ngutshëm në karrierë, mund të mos ju sjell efektet e dëshiruara, andaj prisni një moment më të mirë për avancim- vazhdoni t’i kryeni detyrat si rëndom. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një atmosferë kolegjiale në punë, ndërsa sukseset do t’i korrni me bashkëpunëtorët tuaj. Thënë ndryshe, muaji dhjetor nuk është periudhë e suksesit individual por e atij grupor. Megjithatë, ky muaj do të jetë i favorshëm në aspektin financiar, do ta keni mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë.
Partneri: Ky ndryshim i papritur i juaji, dhe qetësia shpirtërore, do t’ju sjell shumë në jetën tuaj sentimentale, gjë që partneri juaj do ta dijë ta çmojë. Personat e lirë, dashurinë e vërtetë mund ta gjejnë në ambiente të mbyllura, intime por jo në ato publike.
Gaforrja – 22 Qershor-23 Korrik
Karriera: Personat të cilët dëshirojnë që të zhvillohen në aspektin profesional, do ta kenë mbështetjen e yjeve gjatë këtij muaji, kontrolloni zhvillimin tuaj të brendshëm dhe do të shihni se jeni persona me prirje të shumta – pra merreni fatin tuaj në dorë, dhe përvishuni punës. Tregohuni kurajoz dhe shfrytëzoni mundësitë që ju shfaqen në lëmi të ndryshme – pra, një orientim i ri ose një avancim në karrierë është i pashmangshëm.
Partneri: Nëse gjatë këtij muaji, ndjenjat ju thonë që jeni të pafat në dashuri, atëherë deri diku keni të drejtë, pasi që jeni të bllokuar dhe kjo ju sjell deri tek mosmarrëveshjet në jetën bashkëshortore. Po ashtu edhe personat e lirë, nuk do të kenë shumë fat këtë muaj për njoftime të reja.
Luani – 24 Korrik-23 Gusht
Karriera: Nuk do të mund të arrini shumë suksese, në aspektin profesional gjatë këtij muaji, pasi që tërë energjinë e investoni në jetën private. Mirëpo duhet të jeni të kujdesshëm, pasi që mund t’ju ofrohen mundësi të mira zhvillimi – andaj, do të ishte mirë t’i kushtoni më shumë kohë punës profesionale. Po ashtu, jini më të vëmendshëm, sepse tentoni të shpenzoni pa kontroll, por pas 26 dhjetorit pritet përmirësim i gjendjes financiare.
Partneri: Pasi që jeni nën ndikimin e planetit Venera,gjatë këtij muaji do të kaloni çaste të paharrueshme bashkëshortore. Ndërsa, për personat e lirë ka ardhur momenti i duhur që të gjejnë partnerin e jetës.
Virgjeresha – 24 Gusht-23 Shtator
Karriera: Në profesion ju e dini se kur duhet vepruar, andaj ecni sigurt drejt synimit që keni – mënyra e tillë e të vepruarit, ju bën person të çmuar në kolektiv, ndërsa ju dini të përfitoni nga kjo gjë. Pra, nuk e keni të vështirë të bini në kontakt me personat, të cilët janë pikë kyqe për arritjen e qëllimeve tuaja. Ndërsa në aspektin financiar, po e shihni edhe vetë, se ka ardhur koha që të reduktoni shpenzimet e panevojshme.
Partneri: Në këtë periudhë, duhet ta keni të qartë, se vetëm së bashku jeni më të fortë. Ndërsa, personat e lirë duhet ta marrin fatin e tyre në dorë – pra hidhuni në aksion, se vetëm kështu mund të gjeni partnerin e duhur.
Peshorja – 24 Shtator-23 Tetor
Karriera: Vetëbesimin e madh që e keni në punën profesionale, për ju ka shumë domethënie – e dini anën tuaj të fortë, dhe jeni në gjendje ta përdorni në momentin e duhur. Pra, është koha ideale që t’i vëni në funksion planet tuaja. Një prezantim i mirëfilltë i punës suaj, përfundimi i obligimeve me kohë, si dhe me angazhimin tuaj maksimal gjatë dhjetorit, mund të arrini gjerë tek suksesi për të cilin me vite keni ëndërruar.
Partneri: Nëse gjatë muajve të kaluar keni investuar shumë mund për një lidhje të lumtur, në këtë muaj do të jeni të frustruar dhe do të luftoni për të drejtat tuaja. Edhe pse do të paraqiten konflikte, do të sillni frymë të re në marrëdhëniet bashkëshortore. Personat e lirë, do t’i kushtohen më shumë jetës sociale dhe nuk kanë pretendime për ndonjë lidhje të re.
Akrepi – 24 Tetor-22 Nëntor
Karriera: Muaji në vijim duhet t’ju shërbejë që edhe një herë të kërkoni atë që ju takon, respektivisht të përpiqeni të arrini synimin në karrierën tuaj. Keni një karakter të fortë dhe jeni të motivuar për punë, andaj mos lejoni që ndonjë gabim i vogël t’ju shpërqendrojë. Me disiplinë dhe përkushtim do ta arrini suksesin e dëshiruar – sidomos në aspektin financiar, pasi pas datës 13 dhjetor do të keni shanse të mira për të përfituar materialisht.
Partneri: Në aspektin sentimental duhet të tregoheni më të kujdesshëm – kërkohet më shumë durim, më shumë mirëkuptim, dhe vetëm në këtë mënyrë do ta ruani qetësinë shpirtërore. Nëse nuk lejoni t’ju trazojnë furtunat e vogla, atëherë ju pret një muaj stabil dhe i hareshëm. Personat e lirë gjatë këtij muaji do të jenë më këmbëngulës sesa që ishin muajin e kaluar.
Shigjetari – 23 Nentor-21 Dhjetor
Karriera: Sipas vlerësimit tuaj, puna nuk ec në mënyrë automatike – për suksese të mëdha, duhet vetë-angazhim. Është një periudhë, ku pa djersë s’ka fitim, andaj duhet të punoni dhe të shpenzoni energji të madhe që të arrini tek suksesi, mirëpo as shpërblimi nuk do të mungojë. Nga 11 deri më 19 dhjetor yjet parashohin të ardhura të mira financiare.
Partneri: Edhe pse s’jeni të mësuar, gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë kujdes lidhjes suaj – pra tregoni qartë së çka kërkoni nga jeta bashkëshortore për të qenë të lumtur. Personat e lirë, duhet të angazhohen vet në gjetjen e partnerit.
Bricjapi – 22 Dhjetor-20 Janar
Karriera: Yjet pozitive që janë mbi karrierën tuaj që nga muaji i kaluar, do të vazhdojnë të qëndrojnë aty edhe gjatë periudhës në vijim. Megjithatë, gjatë dhjetorit do të interesoheni për gjëra të tjera, respektivisht do të jeni në kërkim të ideve të reja që do t’ju çojnë drejt suksesit në karrierë. Për ju asgjë nuk është e pamundur, sepse me ide të mira, durimin dhe disiplinën që dispononi do të keni mjaft vullnet për të punuar më tutje për karrierën tuaj.
Partneri: Në aspektin sentimental ju pret një muaj i hareshëm përplot dashuri, por edhe gjëra të papritura, që natyrisht hyjnë në kategorinë e befasive të këndshme. Personat e lirë ndërkaq, me pak angazhim dhe më shumë vetëbesim kanë një muaj ideal përpara për ta gjetur personin e ëndrrave të tyre.
Ujori – 21 Janar-19 Shkurt
Karriera: Nuk është e thënë që duhet të angazhoheni shumë për të arritur diçka në karrierë gjatë këtij muaji. Mjafton të punoni që të mos keni konkurrencë në kolektiv, dhe dhjetori do t’ju sjellë atmosferë kolegjiale në punë. Thjesht, nga ju kërkohet t’i përfundoni detyrat tuaja në mënyrë të disiplinuar dhe të mos e teproni me angazhime. Përgjithësisht, dhjetori është muaji kur gjërat duhet t’i merrni shtruar dhe me qetësi.
Partneri: Muaji në vijim do të ndikojë dukshëm në ndjenjat tuaja, qoftë për të mirë, qoftë për të keq. Për të arritur gjërat pozitive, angazhohuni për të krijuar një atmosferë harmonie në lidhjen tuaj bashkëshortore – dhe bashkërisht të bini në ujdi për planet që keni. Personave të lirë do t’ju duhet kohë derisa e zhvillojnë lidhjen tyre të re.
Peshqit – 20 Shkurt – 20 Mars
Karriera: Keni një muaj përpara kur nuk do t’ju mungojë vetëbesimi, gjë që do t’ju sjellë pikë të reja në profesion. Në përgjithësi do të dëshmoni se i njihni kompetencat që ju takojnë, por edhe do ta shpërfaqni dijeninë që posedoni. Kjo dije dhe kjo vetë-analizë do t’ju shpie drejt një pozite më të lartë në punë – ndërsa e meta juaj gjatë periudhës në vijim mund të jenë paratë, respektivisht shpenzimet e panevojshme. Kujdes, kurseni kur keni mundësi.
Partneri: Gjatë periudhës në vijim do të përpiqeni t’i spastroni konfliktet që kishit me parë, për të pasur një muaj të lumtur. E nëse ia arrini këtij qëllimi, atëherë lirisht barteni këtë tendencë edhe në vitin e ardhshëm. Personat e lirë do të vazhdojnë kërkimin për partnerin e jetës…




Shtoni komentin tuaj!