Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Horoskopi

Horoskopi Mujor – Maj 2009

Submitted by Sermnova on Saturday, 16 May 2009No Comment

Dashi – 21 Mars-20 Prill

Hyrja e Hënës tek Bricjapi shpjegon më së miri motivet e humorit tuaj të keq. Qetësohuni. Ditë jo e mirë për dashurinë. Nëse jeni në cift do të ndjeheni të lënë pas dore, nëse jeni vetëm do të ndjeheni akoma keq për një histori të mbaruar. Shkarkoni tensionin në ajër të pastër.

Demi – 21 Prill-21 Maj

Në sektorin profesional është dita e duhur për të nisur dicka të rëndësishme, terreni është i përshtatshëm dhe ju jeni në harmoni të plotë me atë që ju rrethon. Me metodë, organizim dhe kujdesje për detajet do të dini të përballoni cfarë do lloj situate.

Binjaket – 22 Maj-21 Qershor

Mos jini sipërfaqësor në vendimet që merrni. Vini pak rregull në projektet tuaja dhe mbi të gjitha tregohuni më racionalë në cështjet financiare. Shumë i tërhequr nga entuziazmi i njohjeve së fundit, mund të vini në diskutim raportet e vjetra dashurore. Shëndeti paraqitet shumë i mirë.

Gaforrja – 22 Qershor-23 Korrik

Mërzitjet e vogla që mund të keni sot, mund të ngadalësojnë projektet tuaja, duke ju detyruar të rishihni detajet. por ajo që më shumë ju besdis është sarkazam e kolegëve tuaj. Sjellja e partnerit ju ka plagosur, por në vend që të nxirrni konkluzione të nxituara bëni mirë të kërkoni të sqaroni situatën.

Luani – 24 Korrik-23 Gusht

Kërkesat e një familjari ju detyrojnë të interesoheni për gjërat praktike. Nuk do të jetë një ditë e impenjimeve të mëdha. Me shumë pragmatizëm do arrini të coni përpara atë që keni filluar. Bëni mirë të fiksoni një orar tek parukjeri sepse keni nevojë për të ndryshuar.

Virgjeresha – 24 Gusht-23 Shtator

Edhe nëse Mërkuri ju bën stresues, sot me këmbën të mbështetur mirë në tokë do të arrini më shumë sec e keni menduar. Zemra rreh e qetë pa ankth dhe shqetësim, raportet dashurore janë në harmoni të fiksuara shumë mirë drejt të nesërmes.

Peshorja – 24 Shtator-23 Tetor

Një erë e freskët idesh dhe projektesh të reja do ju bëjë të fluturoni lart, por sot ndonjë keqkuptim mund të ju krijojë jo pak probleme. Fjalë, fjalë, fjalë… ndoshta shumë për partnerin që pret një koherencë të madhe dhe mbajtje premtimesh nga ana juaj. Shëndeti paraqitet i mirë.

Akrepi – 24 Tetor-22 Nëntor

Yjet sot ju ndihmojnë të kanalizoni si duhet energjitë tuaja drejt një drejtimi konstruktiv. Mos lejoni që rutina të heq energjinë e ndjenjave. Mbajeni të gjallë raportin duke u treguar të dashur dhe duke dhënë dashuri. Ndiqni një djetë korrekte dhe mos kërkoni alibi për të lënë pas dore trupin tuaj.

Shigjetari – 23 Nentor-21 Dhjetor

Nuk mund të pretendoni të jetoni gjithmonë në lartësi të madhe. Sot ka shumë nevojë të zbrisni në tokë dhe edhe nëse është pak poetike, merruni me realitetin. Në familje ashtu si në punë kushdo dëshirë duhet vlerësuar me kujdes për të mos bërë gabime. Përpara se të niseni për pushime planifikoni një kontroll tej mjeku.

Bricjapi – 22 Dhjetor-20 Janar

Nuk duhet të harroni një gjë që për të arritur suksesin duhet të lodheni, por kjo në vend që të ju dekurajojë ju shtyn të impenjoheni më shumë. Nuk do të jeni në maksimum për sa i takon butësisë, por në konpensim ofrojini partnerit një garanci në lidhje me besimin që ju keni tek ai.

Ujori – 21 Janar-19 Shkurt

Kur ndjeheni të vlerësuar arrini të jepni gjithmonë maksimumin dhe më të mirën tuaj. Eshtë shumë bukur të ëndërroni së bashku, por kush është pranë jush në këtë moment mund të ketë nevojë për siguri të mëdha dhe stabilitet. Nëse ju pëlqen kontakti me natyrën bëni shëtitje të gjata në ajër të pastër.

Peshqit – 20 Shkurt – 20 Mars

Përballë një vendimi në punë, kërkoni këshillën e një miku. Keni në dorë letrat e duhura ju duhet vetëm të besoni më shumë. Nëse nuk jeni të kënaqur se si shkojnë gjërat midis jush në dashuri, kujtoni që gjithcka mund të përmirësohet mjafton vetëm të keni dëshirë për ta bërë këtë.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>