Horoskopi Mujor – Qershor 2009
Jeni i pakënaqur nga raportet familjare. Bëni mirë të piketoheni në intuitën tuaj sepse do arrini rezultate të shkëlqyera. Bëni kujdes me pamjen tuaj mos bëni ndërhyrje ekstavagande.
Demi – 21 Prill-21 Maj
Të reja të rëndësishme ju presin në planin profesional. Ndiqni pa hezitim instiktin, do ju sygjerojë lëvizje shumë të mira dhe me avantazh. Situata është në evolucion, por nevojitet ta rregulloni me metodë duke planifikuar cdo gjë me detaje. Nëse jeni të dashuruar, Mërkuri ju sygjeron fjalët e duhura për ta deklaruar.
Binjaket – 22 Maj-21 Qershor
Hëna tek Peshorja është perfekte për të ju ngritur moralin. Ditë idelae për një vizitë në një qytet arti, një koncert, ose një festë shik. Një aventurë e kendshme do të vejë në provë tërheqjen tuaj duke ju kthyer entuziazmin.
Gaforrja – 22 Qershor-23 Korrik
Kuadrati i Venusit dhe i Hënës nuk janë të gatshëm për të ju lejuar favoret e tyre. Do të keni problem në cift për blerje të rëndësishme. Mund të gjeni zgjidhje për problemet që keni në cift, duke qënë më shumë i butë dhe i gatshëm për përkëdhelje.
Luani – 24 Korrik-23 Gusht
Për cfarë do lloj problemi të lidhur më pamjen tuaj, cështjet ligjore ose cëshjtet e zemrës, sot mund të kenë një zgjidhje të sukseshme me Hënën tek Peshorja. Me kortezi dhe diplomaci do të arrini rezultatet që ju interesojnë.
Virgjeresha – 24 Gusht-23 Shtator
Ridimensiononi projektet tuaja që japin pak garanci dhe mund të ju kushtojnë shtrenjtë në cdo kuptim. Zemra nuk arsyeton. Nga partneri pretendoni dedikim absolut, por që të vini në dyshim hapësirat tuaja as që bëhet fjalë. Ndoshta keni shtuar ndonjë kile më shumë, por bëni kujdes nga sharlatanët që premtojnë mrekulli.
Peshorja – 24 Shtator-23 Tetor
Keqkuptimet në familje dhe me partnerin ju sjellin pakënaqësi dhe zhgënjime. Hëna në shenjën tuaj bën të pamundurën për të ju bërë pak të shkëputur por ju nuk e dëgjoni aspak. Ata që janë vetëm mund të ndjehen konfuzë për të bërë zgjedhje. Mos u mërzisni për atë që ka ikur tashmë.
Akrepi – 24 Tetor-22 Nëntor
Qielli ju dhuron entuziazëm dhe gëzim për të jetuar. Dita do të jetë e pasur me surpriza të këndshme nga më të ndryshme në të cilën e vetmja keqardhje do të jetë që do të jetë e shpejtë. Intensiteti në cift është vërtet në maksimum, ndërsa për ata që janë ende vetëm ka lajme shumë të mira.
Shigjetari – 23 Nentor-21 Dhjetor
Duke kaluar qiellin e Peshores, Hëna ju liron menjëherë nga problemet që mund të keni. Ditë ideale për të riparë miqtë e vjetër ose të rinjtë. Jepni gadishmërinë tuaj për një projekt me karakter shoqëror dhe human, për ta cuar përpara në grup.
Bricjapi – 22 Dhjetor-20 Janar
I vënë në provë nga kuadrati i Hënës do të jeni të detyruar të rishihni planet për ditën dhe të pranoni kompromise. Përpiquni të jeni të qetë, për të harxhuar punën e cmuar që keni bërë deri tani. Bëni mirë ti programoni mirë gjërat.
Ujori – 21 Janar-19 Shkurt
Sot do të ndjeheni në humor të mirë dhe allegro. Ajo që do përfitojë më shumë nga kjo do të jetë harmonia në cift, e cila shkëlqen si asnjëherë. Stina e gjuetisë akoma nuk filluar, por ju duhet të stërviteni mirë për të qelluar drejt e në shenjë. Për një pamje klasi bëni mirë të zgjidhni ngjyrat e duhura.
Peshqit – 20 Shkurt – 20 Mars
Është e kotë të injoroni një sërë problemesh profesionale të shkaktuara nga gabimet e bëra në të kaluarën. Sot është e drejtë ti lejoni vetes një mbrëmje të qetë, pa pretendime, ndoshta në divan duke parë një film së bashku me të dashurin e zemrës, pa shumë fjalë.




Shtoni komentin tuaj!