Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Horoskopi

Horoskopi Mujor – Shkurt 2010

Submitted by Sermnova on Sunday, 7 February 2010One Comment

DashiDashi – 21 Mars-20 Prill

Karriera: I përkushtoheni shumë punës profesionale, dhe ndjeheni krenar me vetveten. Kjo ego e juaj, ju ndihmon që të bëni një hap të madh drejt karrierës. Yjet ju ndihmojnë që të keni një pozitë optimale në punë, ndërsa duhet t’i kushtoni kujdes anës financiare – pasi që tentoni të shpenzoni më shumë se sa fitoni, dhe shpesh do t’ju kaplojë dëshira për blerje.
Partneri: Me vetëdije të plotë do të luani rolin e personit të sinqertë – andaj edhe muaji shkurt do të jetë shumë domethënës dhe një periudhë shumë e lumtur për jetën tuaj bashkëshortore. Personat e lirë, e kanë kohën ideale për ta gjetur partnerin e jetës, mirëpo kujdes se nuk shikohet gardëroba çfarë e posedoni por karakteri i juaj.

Demi – 21 Prill-21 Maj

Karriera: Nëse keni një punë stabile, atëherë edhe angazhimi i juaj do të ketë sukses. Mirëpo nëse jeni në kërkim të punës ose ndryshim të vendit të punës, atëherë do t’ju shfaqen probleme – nuk është muaji i duhur që të filloni projekte të reja. Duhet të bashkëpunoni më shumë me të tjerët, dhe vetëm kështu janë mundësit të gjeni një punë të dëshiruar dhe që ju sjell sukses.
Partneri: Shkurti do të jetë muaji i risive – pra, jepini mundësi që dashuria të zhvillohet në mënyrë pozitive dhe do të përfitoni nga kjo. Ndërsa personat e lirë, nga mesi i muajit mund të llogaritin në një lidhje stabile.

Binjaket – 22 Maj-21 Qershor

Karriera: Sipas parashikimeve astrologjike gjatë muajit shkurt, punët nuk do t’ju ecin shumë mbarë – kjo për shkak se vështirë i identifikoni detyrat tuaja. Prandaj gjerë më 25 shkurt, yjet ju këshillojnë më shumë angazhim në planin profesional, edhe pse kjo vështirë të arrihet pasi që ju mungon motivimi dhe më shumë jeni të prirë për punë jashtë profesionit.
Partneri: Me sharmin tuaj do ta bëni partnerin dhe çdo person që ndodhet rreth jush për veti – kjo mund të shkaktojë edhe xhelozi tek partneri. Për personat e lirë është periudha ideale për të gjetur partnerin e jetës, edhe pse vështirë vendosin.

Gaforrja – 22 Qershor-23 Korrik

Karriera: Siç ka qenë gjatë muajit janar, puna profesionale në plan të parë, ashtu do të jetë edhe gjatë muajit shkurt. Keni mundësi të mëdha që t’i arrini synimet që ia keni vënë vetes – duke iu falënderuar interesimit dhe durimit të madh që shfaqni në punë, do të arrini shpejt një karrierë të suksesshme. Po ashtu gjatë këtij muaji do të keni përmirësim të dukshëm të gjendjes financiare.
Partneri: Do të shprehni një seriozitet të madh gjatë muajit shkurt, gjë që nuk do të ndikojë mirë në partnerin tuaj. Nga data 3 shkurt, ndërmerrni hapa konkret drejt përmirësimit të jetës bashkëshortore – bisedoni me partnerin dhe do të shihni se edhe ai ka mirëkuptim dhe do të gjeni zgjidhje për çdo problem. Personat e lirë gjatë këtij muaji do të jenë vetëkritikë, gjë që ju shkakton vështirësi në komunikim.

Luani – 24 Korrik-23 Gusht

Karriera: Se si do ta kaloni muajin shkurt, kjo varet se në çfarë pozite ndodheni – sa më shumë përgjegjësi që keni, ndiheni më të lumtur dhe punët i përfundoni me vullnet, mirëpo nëse nuk i keni kompetencat e plota, do të vuani se nuk mund t’i shfaqni idetë tuaja. Mirëpo patjetër duhet të punoni që të keni kompetenca të plota në punë. Për ta përmirësuar gjendjen financiare, yjet ju propozojnë që nga mesi i muajit të merrni vetë iniciativë.
Partneri: Gjatë muajit shkurt do të përjetoni momente të jashtëzakonshme dashurie, por nuk mjafton romantika – do të vijë më shumë në shprehje erotika! Personat e lirë duhet ta ndryshojnë karakterin prej aventurieri nëse dëshirojnë të dashurohen.

Virgjeresha – 24 Gusht-23 Shtator

Karriera: Jeni shumë të angazhuar dhe të motivuar në punë saqë pa mund të madh e shprehni profesionalizmin që e posedoni – e keni të qartë se si duhet prezantuar një ide ose një produkt që të arrini gjerë tek suksesi. Pra, suksesi në planin profesional është i lidhur direkt edhe me të hyrat financiare, sidomos gjatë muajit shkurt këto të dyja do të jenë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën.
Partneri: E vërteta është se keni arrit ta bindni partnerin që t’ju kushtojë më shumë kujdes – andaj, jini më dinamikë në marrëdhëniet bashkëshortore. Personat e lirë, në pjesën e parë të muajit, duhet ta shfaqin sharmin e tyre dhe të dalin më shumë me shoqëri se aty mund të jetë edhe adhuruesi i tyre.

Peshorja – 24 Shtator-23 Tetor

Karriera: Nuk jeni person karrierist, por më tepër dëshironi që të ndiheni të lumtur në punë dhe të keni një bashkëpunim frytdhënës si me kolegët ashtu edhe me punëdhënësin. Mirëpo duke ju falënderuar bashkëpunimit të mirë dhe ideve të mira që i shfaqni, mund të ngriheni në detyrë nëse këtë veçmë e dëshironi. Po ashtu edhe të ardhurat financiare mund të përmirësohen në këtë mënyrë.
Partneri: Do të jeni në gjendje që t’i lexoni mendimet e partnerit – gjë që do t’ju sjellë një fazë të lumtur bashkëshortore. Personat e lirë janë si magnet gjatë këtij muaji, andaj keni mundësi që të zgjidhni personin që ju përshtatet më së shumti.

Akrepi – 24 Tetor-22 Nëntor

Karriera: Do të korrni suksese në aspektin profesional falë angazhimit që e keni në punë, por në anën tjetër nevrikoseni pasi që shpesh herë nuk mund të koncentroheni dhe bëni gabime. Me vetë disiplinë dhe kujdes më të madh do t’i tejkaloni këto vështirësi dhe kështu mund t’i shfrytëzoni përparësitë në punën kreative. Me financa nuk do t’ju ecë mbarë pasi që do të shpenzoni duke mos i llogaritu të hyrat.
Partneri: Muaji shkurt do t’ju sjell energji dhe momente të lumtura në jetën bashkëshortore. Dëshira e personave të lirë, është që ta gjejnë dashurinë e jetës, mirëpo nuk duhet të harroni se në jetë ende keni gjëra të reja për të zbuluar.

Shigjetari – 23 Nentor-21 Dhjetor

Karriera: Gjithmonë keni ëndërruar që me pak investime të korrni suksese të mëdha – andaj, edhe muaji shkurt është ideal të koncentroheni në karrierë. Falë ideve që posedoni dhe energjisë që keni për punë, shpejt do të arrini tek synimet tuaja. Pra, do të jetë një muaj i mirë si për ata që dëshirojnë të ngjiten në karrierë, po ashtu edhe për ata që janë në kërkim të punës ose kërkojnë ndryshime.
Partneri: Do të bini në mendime të thella gjatë këtij muaj për lidhjen tuaj – gjë të cilën do ta vërejë edhe partneri si nga ndjenjat ashtu edhe nga sjellja juaj. Personat e lirë nëse dëshirojnë që të gjejnë partner gjatë këtij muaji, atëherë kjo varet se si do të prezantoheni para të tjerëve.

Bricjapi – 22 Dhjetor-20 Janar

Karriera: Përderisa punoni të pavarur, jeni i lirë , jeni shef i vetvetes dhe nuk duhet të bashkëpunoni me njerëz të tjerë, atëherë do të jeni edhe më të motivuar për punë dhe suksesi do të jetë i pashmangshëm. Komplikimet do t’ju shfaqen në momentin kur nga ju kërkohet të punoni në grup – atëherë dëshira për përfundimin e obligimeve do të zbehet. Pra, shikoni mundësitë që të punoni vetëm.
Partneri: Provoni të jeni më të hapur dhe t’i tregoni partnerit se sa ka vlerë për ju edhe pse gjatë këtij muaji më shumë keni nevojë për vetmi. Edhe për personat e lirë gjatë këtij muaji nuk do t’ju bën përshtypje askush, pasi që ndiejnë nevojën të jenë vetëm.

Ujori – 21 Janar-19 Shkurt

Karriera: Me rëndësi për ju gjatë këtij muaji është që në punën profesionale mos të lejoni që t’ju përkëdhelin – pra jepini fund kësaj loje, tregojeni vendosmërinë tuaj dhe mësohuni njëherë të thuani jo, e mos mendoni se mund të arrini shumë nëse gjithmonë duhet t’ju bëni mirë të tjerëve. Me pak vetëbesim dhe egoizëm të shëndoshë, gjatë kësaj periudhe mund të depërtoni në sipërfaqe dhe ta arrini lumturinë në sferën profesionale.
Partneri: Deri në mes të muajit keni të bëni me një problem klasik të ujorëve – mundoheni t’ju bëni mirë të gjithëve ndërsa veten e leni pas dore. Por nga gjysma e muajit e tutje çdo gjë do të normalizohet. Është periudha ideale për personat e lirë që ta takojnë personin e jetës.

Peshqit – 20 Shkurt – 20 Mars

Karriera: Duhet ta keni të qartë se çfarë dëshironi të arrini gjatë këtij muaji dhe luftoni për atë – andaj, harrojeni butësinë që posedoni dhe tregojeni fuqinë dhe diturinë tuaj. Në qoftë se dini të prezantoheni mirë dhe t’i shprehni aftësitë tuaja, padyshim se do jetë muaj i suksesit të dyfishtë. Me angazhim të madh në punë, padyshim se edhe të ardhurat financiare nuk do t’ju mungojnë.
Partneri: Do të kaloni një muaj të qetë dhe në harmoni, por nëse dëshironi që të sillni freski në lidhjen tuaj bashkëshortore, atëherë duhet të angazhoheni më shumë. Nëse personat e lirë të kësaj shenje veçmë e dëshirojnë dikë, atëherë është koha që t’i paraqiten dalëngadalë.

One Comment »

  • jetta said:

    mir pi shkruni ama per mendimin tem nuk jan te verteta asnjana sidomos mu kurr nuk um del qashtu qysh thoni juu hehhe:p

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>