Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

I dërgon policisë foton më të bukur të ti

Submitted by Sermnova on Sunday, 8 November 2009No Comment

FotoPasi nuk i kishte pëlqyer fotografia të cilën Policia britanike ia kishte vendosur në fletë-kërkim, Matthew Maynard kishte vendosur që policisë t’ia dërgonte një foto më të bukur të tij.

23-vjeçari në arrati, i cili është i dyshuar për plaçkitje – fotografinë e tij, ku shihet pranë një furgoni të Policisë, ia ka dërguar edhe gazetës “South Wales Evening”.

Policia e ka falënderuar atë për “ndihmën e ofruar”, dhe i ka çuar porosi se – “edhe pse mund t’i duket vetja shumë i mençur – ai shumë shpejt do të kapet nga organet e rendit”.

“Shpresojmë se njerëzit do ta njohin dhe do të na informojnë për vendndodhjen e tij. Po të ishte i mençur – vetë do të dorëzohej”, ka thënë policia.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>