Incident në sheshin në ‘Maqedonia’ në Shkup
Në sheshin Maqedonia sot pas orës 12 gjatë kohës së mbajtjes së tubimit të parlajmëruar publik kundër ndërtimit të kishës në shesh, ka ardhur deri tek përleshja e dy grupeve të qytetarëve gjatë së cilës është intervenuar nga Stacioni policor Qendër me qëllim që të mos bëhen incidente më të mëdha.
Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme, ndërmjet personave të cilët e kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në tubimin publik dhe grupit të numërt të qytetarëve të cilët kanë kundërshtuar për qëndrimet e tyre në një moment ka ardhur deri tek zënka verbale. Persona zyrtarë të Stacionit policor Qendër kanë intervenuar për parandalimin e incidenteve më të mëdha dhe deri më tani nuk ka lajmërim për lëndime më serioze fizike nga asnjëra palë.
Pas përfundimit të tubimit, nga ana e tre personave janë paraqitur një sulm fizik dhe maltretime me shtyreje dhe tërheqje, të cilat kanë ndodhur në afërsi të kafiterisë “Trend”.
Nga MPB-ja përkujtojnë se kundër të gjithë atyre të cilët do të identifikohen se kanë marrë pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë, pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohen padi përkatëse, ndërsa stacioni policor Qendër do ta analizojë edhe përgjegjësinë e organizatorit në lidhje me respektimin e dispozitave nga Ligji për Tubime publike.
Sipas ligjit, ai është i obliguar të organizojë shërbim për ruajtjen e rendit e cila do të kishet siguruar rendin gjatë kohës së mbajtjes së tubimit. Gjithashtu, organizatori është i obliguar ta ndërpresë mbajtjen e tubimit publik nëse vjend deri tek rrezikimi i sigurisë dhe sigurimi personal i njerëzve dhe pasurisë.



Shtoni komentin tuaj!