Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Juventus assesi të gjejë formën

Submitted by Sermnova on Sunday, 7 February 2010No Comment

NicolaJuventusi nuk po arrin të shijojë fitoret as nën drejtimin e trajnerit të ri, pasi biankonerët nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Livornos.

Vendasit nga Livorno kaluan të parët në epërsi me golin e Antonio Filippinit në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa edhe goli tjetër i ndeshjes, ai i barazimit erdhi po ashtu në pjesën e parë, me Nicola Legrottaglie barazoi katër minuta para pauzës (41’).

Tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, Juventus mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi Felipe Melo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por vendasit nuk arritën të përfitojnë nga epërsia numerike dhe u ndanë të kënaqur me vetëm një pikë.

Ky është barazimi i dytë në dy ndeshje për trajnerin e ri të Juves, Alberto Zaccheroni, që i humb këtij ekipi edhe pozitën e pestë, ku tash është ngjitur Palermo.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>