Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Kamera e cila incizon 300 fotografi ne sekonde

Submitted by Sermnova on Wednesday, 24 December 2008No Comment

Sanyo e ka përmirësuar modelin e saj të video-kamerave Xacti HD me disa mundësi bukur interesante, nga të cilat njëra është incizimi i video materialeve me nga 300 fotografi në sekondë.Modeli kryesor i serisë së njohur të kamerave digjitale Xacti HD1000 të Sanyos është pasuruar me disa funksione të reja, prandaj është emëruar Xacti HD 1010.

Më mbresëlënësja në mesin e këtyre mundësive është incizimi i videove me shpejtësi prej 300 fotografish në sekondë. Një shpejtësi e tillë mundëson incizimin e skenave më të shpejta pa prishje të fotografive. Fatkeqësisht, aq shpejt mund të incizohet vetëm në rezolucionin 448 x 336 piksela, e jo në rezolucionin e plotë HD (high definition) për të cilin kamera është e aftë.

Xacti HD1010 incizon video me shpejtësi normale (30 fotografi në sekondë) në rezolucionin 1080p (1920 x 1080 progressive), derisa modeli më i vjetër ka incizuar në rezolucionin e njëjtë, por paraqitja e fotografisë ka qenë interlaced (1080i).

Në listën e përmirësimeve është gjetur edhe sistemi i ri më efikas i stabilizimit elektronik dhe teknologjia ‘face chaser’ e cila mban fokusin në fytyrën e personave të incizuar.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>