Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Kanada, 1 i vdekur dhe 60 të plagosur gjatë festivalit

Submitted by Sermnova on Sunday, 2 August 2009No Comment

Edmonton – Një person humbi jetën dhe 60 të tjerë u plagosën gjatë një festivali të muzikës “country” pranë qytetit perëndimor kanadez Edmonton, kur skena qendrore u rrëzua gjatë një stuhie.

Billy Currington po përfundonte interpretimin e tij në skenën e “Big Valley Jamboree”, një event muzikor katërditor pranë Camrose, rreth një orë në juglindje të Edmontonit, kur ndodhi aksidenti, njoftoi ”Canadian Press”.

Fotografitë e publikuara në faqen e internetit të gazetës “Edmonton Journal” tregonin pamje të stuhisë dhe skenës ndërkohë që rrëzohej, duke bllokuar disa persona nën rrënojat e saj.

Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Kevin Costner dhe grupi i tij muzikor “Modern West” do të dilnin në skenë pas Curringtonit.

Të tjerë grupe muzikore dhe aristë që do të interpretonin në koncertin, që përfundonte sot janë “Kentucky Headhunters”, “Tim McGraw”, Glen Campbell, Willie Mack dhe “WYATT”.

Moti i keq goditi edhe disa rajone fqinje, ku organizatorët e “Heritage Festival” evakuuan njerëzit e mbledhur në parkun e Edmontonit.

Banorët e zonës Stony Plain deklaruan për “Jaurnal” se kushtet atmosferike mbrëmjen e së shtunës ishin të njëjta me ato gjatë uraganeve.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>