Kate Winslet votohet për ‘trupin më të mirë’
Kate Winslet është emëruar trupi i famshëm të cilin do të dëshironin ta kishin shumica e femrave në Britaninë e Madhe.
Aktorja e filmit “Revolutionary Road” mposhti prezantuesin Kelly Brook dhe aktoren Halle Berry, të cilat u renditën në pozitën e dytë, respektivisht të tretë, në sondazhin realizuar nga kompania e ushqimeve dietale Slimming World.
Këngëtarja e grupit “Girls Aloud” dhe vlerësuese në shoun “The X Factor”, Cheryl Cole, ka përfunduar e katërta, derisa Beyonce ka mbyllur top pesëshin.
Në mesin e yjeve tjera të cilat kanë trup të preferuar për femrat britanike janë edhe Lily Allen, Sienna Miller dhe Kate Moss.



Shtoni komentin tuaj!