Lejkersat ndërprenë serinë e fitoreve të Klivlendit
Los Angjeles Lejkersat kanë ndërprerë serinë prej 23 fitoreve radhazi si vendës të Klivlendit duke i mposhtur natën ndërmjet të dielës dhe të hënës me rezultat 101:91.
Ka shkëlqyer Lamar Odom me 28 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa kontribut në fitore dhanë edhe Pau Gasol me 18 pikë, 12 kërcime dhe 6 kërcime, dhe Kobi Brajant i cili realizoi 19 pikë.
Më efikasi në radhët e “Kalorsave” ishte lituanezi Zidrunas Ilgauskas me 22 pikë dhe 9 kërcime.
Lebron Xhejms kësaj radhe shënoi vetëm 16 pikë, pati 12 asistime dhe 8 kërcime.
Skuadra kryesuese në Konferencën e Lindjes, Boston Seltik është mposhtur para shikuesve të vetë në “TD Banknorth Garden” ndaj San Antonio Spërs me rezultat 99:105. Tim Dankan ishte më i dalluari me 23 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime.
Përveç, San Antonios dhe LA Lejkersave si mysafirë festuan edhe Feniks Sans të cilët mposhtën Detroitin me rezultat 107:97.




Shtoni komentin tuaj!