Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Leonardo: Tani jemi më të fortë

Submitted by Sermnova on Friday, 21 August 2009No Comment

LeonardoNë prag të kampionatit të tij të parë si trajner i Milanit, Leonardo flet pa emocione në lidhje me ndeshjen ndaj Sienës.

I vetëdijshëm, ashtu siç e përsërit gjithmonë se “është tepër e rëndësishme ta fillojmë mirë. Shpresonim ta kishim Huntelarin për këtë ndeshje, por e dinim që ishte i skualifikuar.”

Deri ku mund të shkojë skuadra që aktualisht ka në dispozicion, Leo nuk di ta thotë me siguri. Ose më mirë, “do të luftojmë në të gjitha kompeticionet dhe të shohim ndeshje pas ndeshjeje.”

Të bën përshtypje qetësia që ai manifeston. Nuk duket si një i katapultuar në pankinën e Milanit, që i duhet të menaxhojë situatën një ditë para kampionatit.

“Jam këtu për të menaxhuar emocionet e të tjerëve. Këto nuk janë fjalë të dikujt që kërkon të bëjë të zgjuarin. Ajo që ndiej unë kalon në plan të dytë. Jam i qetë, nuk kam ankthin e dikujt që duhet të bëjë karrierë. M’u kërkua të marr drejtimin e skuadrës dhe e bëra, duke respektuar kërkesën e klubit i cili më ka dhënë shumë.”

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>