Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Lëshohet në përdorim “Ura e dëshirave” në Ohër

Submitted by Sermnova on Tuesday, 8 September 2009One Comment

ura-e-deshiraveSot Ohri u bë me të ashtuquajturën “Urë të dëshirave”. E ndërtuar pranë bregut, ura lidh qendrën e qytetit me plazhet nën Shën Jovan Kaneo. Në vend të rrugës prej një kilometër e gjysmë, sa duhet të kalohet përmes pjesë së vjetër të qytetit, kjo tani mund të bëhet për vetëm 140 metra, aq sa është e gjatë ‘ura e dëshirave’.

E mban këtë emër për shkak të dymbëdhjetë shenjave të zodiakut që e përcjellin gjatësinë e saj dhe prej ku qytetarët do të mund të hedhin të monedha metalike për plotësimin e dëshirave. Megjithatë, ka edhe të pakënaqur. Taksistët me varka konsiderojnë se do të mbeten pa udhëtarë, pasi qytetarët në plazh do të shkojnë në këmbë.
“Në vet urën ka 12 shenja të horoskopit. Duhet të ndalesh në njerën prej tyre, në shenjën tënde të horoskopit, të shikosh drejt liqenit, drejt Shën Naumit dhe të mendosh dëshirën. shpresoj se edhe do të plotësohen”, thotë Dimitar Pendo, nismëtar i idesë.
“Shkëlqyeshëm, punë shumë e bukur. Më e bukura do të jetë kjo. Shëtitje e mrekullueshme”, thotë një qytetar.
“Ide e shkëlqyeshme. Ohrit i nevojitej kjo urë . Është shumë bukur, edhe për shëtitje edhe për shkuarje në plash ku përpara shkonim me varkë”, shton një qytetar tjetër.

One Comment »

  • bossi said:

    ej mund te fugena tahej gllavicki ose mgjiks ti apim

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>