Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Luani iu kërkon falje tifozëve të tij

Submitted by Sermnova on Monday, 23 February 2009No Comment

Boksieri kosovar Luan Krasniqi, iu ka kërkuar falje tifozëve të tij pas zhgënjimit të mbrëmshëm kur, megjithëse dominoi rundet e para të përballjes me ukrainasin Aleksander Dimitrenko, u nokautua pas një goditje të pësuar në rundin e tretë.

“Kërkoj falje nga adhuruesit e mi që i zhgënjeva, por nuk munda të bëj asgjë. Bëra më të mirën që munda. Mendova se e kisha situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi pas boksimit të mbrëmshëm.

Ndërkaq Dimitrenko thotë se goditja triumfuese e tij kishte qenë shumë më e fuqishme se ç’kishte menduar dhe shton se ai tash është i gatshëm të luftojë në nivel të kampionit.

“E di që adhuruesit nuk ishin me mua. Por mendoj se i kam bindur. E kapa me një grusht shumë të mirë, i cili goditi më fuqishëm se ç’mendova”, ka thënë Dimitrenko.

“Jam i gatshëm të luftoj në nivel të kampionit tash. Jam stërvitur me Wladimir Klitschko dhe e di çfarë duhet”, ka shtuar ukrainasi.

I njohur si Sasha, Dimitrenko tash mban rekord prej 29 fitoresh nga po aq boksime, 19 prej të cilave, përfshirë edhe këtë të fundit, me nokaut. Ndërkaq kjo ishte humbja e katërt e Krasniqit, kundrejt 30 fitoreve dhe një barazimi në karrierën profesionale të tij.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>